Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, sot është shpallur aktgjykim fajsues ndaj të akuzuarve Remzi Mazreku, Jakup Shurdhaj, Besnik Krasniqi, Islam Vranezi ndërsa sa i përket të akuzuarit Qlirim Karaqica i njëjti është liruar nga aktakuza.
Është shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Jakup Shurdhaj, Besnik Krasniqi dhe Islam Vranezi për veprën penale falsifikimi i dokumentit zyrtar ndërsa i akuzuari Remzi Mazreku për veprën penale veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike.
I akuzuari Remzi Mazreku është dënuar me burgim me kohëzgjatje prej 8 muajsh, ndaj të njëjtit si pronar dhe operator ekonomik i ‘’NT Flamuri’’ me seli në Malishevë, si dhe i shqiptohet masa për ndalimin e marrjes pjesë në procedura e dhënies së kontratave në prokurimin publik në kohëzgjatje prej 2 viteve, gjithashtu detyrohet që të paguaj shpenzimet e paushallit gjyqësor prej në shumë prej 100€ si dhe në emër të shpenzimeve të ekspertit në shumë prej 75€ si dhe në kompensimin e të viktimave të krimit në shumën prej 50€.
I akuzuari Jakup Shudhaj është dënuar me kusht duke ia vërtetuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 8 muajve i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në afat prej 2 viteve nuk kryen vepra tjera penale. Ndërsa sa i përket dënimit plotësues ndalimi i ushtrimit të detyrës dhe atë pjesëmarrja në prokurim publik si anëtar, kryetar i komisioneve apo ushtrimi i ndonjë detyre në prokurim publik në kohëzgjatje prej 4 viteve, gjithashtu detyrohet që të paguaj shpenzimet e paushallit gjyqësor prej në shumë prej 100€ si dhe në emër të shpenzimeve të ekspertit në shumë prej 75€ si dhe në kompensimin e emër të viktimave të krimit në shumën prej 50€.
Sa i përket të akuzuari Besnik Krasniqi është dënuar me kusht duke ia vërtetuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 8 muajve i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në afat prej 2 viteve nuk kryen vepra tjera penale. Sa i përket dënimit plotësues ndalimi i ushtrimit të detyrës dhe atë pjesëmarrja në prokurim publik si anëtar, kryetar i komisioneve apo ushtrimi i ndonjë detyre në prokurim publik në kohëzgjatje prej 4 viteve, gjithashtu detyrohet që të paguaj shpenzimet e paushallit gjyqësor prej në shumë prej 100€ si dhe në emër të shpenzimeve të ekspertit në shumë prej 75€ si dhe në kompensimin e viktimave të krimit në shumën prej 50€.
I akuzuari i radhës, Islam Vranezi është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 8 muaj, ndërsa dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të detyrës në pozitën menaxhuese si drejtor në administratën publike e po ashtu i ndalohet pjesëmarrja në prokurim publik si anëtar, kryetar i komisioneve apo ushtrimi i ndonjë detyre në prokurim publik në kohëzgjatje prej 3 viteve, gjithashtu detyrohet që të paguaj shpenzimet e paushallit gjyqësor prej në shumë prej 100€ si dhe në emër të shpenzimeve të ekspertit në shumë prej 75€ si dhe në kompensimin e viktimave të krimit në shumën prej 50€.
Ndërsa sa i përket të akuzuarit Qlirim Karaqica në bazë të nenit 363 par.1 dhe par.1.3 të KRPK-së, është liruar nga aktakuza.
Kujtojmë që sipas aktakuzës së ngritur me datë 17.12.2019, i akuzuari Remzi, në cilësinë e personit përgjegjës të operatorit ekonomik N.T ‘’Flamuri’’ me dashje ka shkelur ligjin e afarizmit, në atë mënyrë që pasi nga autoriteti kontraktues K. Malishevë ka fituar kontratën për kryerjen e punimeve të kanalizimit, nuk i përmbush kushtet dhe kriteret e kërkuara sipas kontratës,
Me çka ka kryer veprën penale ‘’veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike’’ nga neni 285 par.1 të KPRK-së.
Në dispozitivin e dytë të kesaj akuze të akuzuarit Januz, Jakup dhe Besnik njëri në cilësinë e kryetarit dhe dy të tjerët në cilësinë e antarëve të komisionit për pranimin e punimeve në projektin rrjetin e kanalizimeve, të caktuar sipas vendimit të kryetarit të komunës së Malishevës, në dokumentin zyrtar – Raportin e Punimit Teknik me nr. prot 05-578 të datës 16.11.2018, kanë shënuar të dhëna të rreme,
Me çka në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumentit zyrtar’’ nga neni 434 par.1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Tutje në dispozitivin e tretë, i akuzuari Islam Vranezi, në cilësinë e Drejtorit të Urbanizmit në komunën e Malishevës, në dokumentin zyrtar – Raportin e Punimit Teknik me nr. prot 051559 të datës 09.11.2018, kanë shënuar të dhëna të rreme,
Me çka ka kryer veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumentit zyrtar’’ nga neni 434 par.1 të KPRK-së.
Dhe në dispoztivin e fundit të kësaj aktakuze, i akuzuari Qlirim Karaqica, në cilësinë e zyrtarit në drejtorinë e Urbanizmit në komunën e Malishevës ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke tejkaluar kompetencat e tij, në atë mënyrë që, edhe pse ishte i obliguar që para se të bëjë paramasën dhe parallogarin të del në terren të shikoj se ku do të kryhen punimet, i bën parallogarin dhe paramasën për shpuarje horizontale të rrugës, dhe me ç’rast Autoritetit kontraktues të komunës së Malishevës i ka shkaktuar dëm material rreth 3500€,
Me çka ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga nenin 422 par.1, pika 2.1 të KPRK-së.
Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga Elvana Hatashi