|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet seanca e radhës ndaj të akuzuarve për Krim të Organizuar


Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special është mbajtur seanca e radhës ndaj të akuzuarve Dalip Brahimi, Ismet Salihu, Bujar Gërbeshi, Lulzim Berisha dhe Rrahim Brahimi, të akuzuar për shkak të veprave penale: Fajde, Krim i organizuar dhe Detyrimi.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale Dalip Brahimi, Ismet Salihu dhe Bujar Gërbeshi po akuzohen se nga data e pavërtetuar e deri më 20 dhjetor 2018 në Prishtinë, kishin përfituar nga gjendja financiare e vështirë e të dëmtuarve B.Zh, S.B dhe B.B duke i dhënë para me fajde. Ndërsa, Lulzim Berisha akuzohet për ndihmën që i ka dhënë të akuzuarit Gërbeshi për të siguruar detyrimet financiare të dëmtuarit A.F. Kurse, Rrahim Brahimi, akuzohet se kishte ndihmuar babanë e tij Dalip Brahimi, që të njëjtit ti sjellë dobi pasurore.

Seanca vazhdon me deklarimin e Prokurorit Special, Naim Abazi i cili thekson: Me qenë se mbrojtja i ka dorëzuar shkresat, sa i përket tyre deklarojë se të njejtat janë pjesë e dosjës së këtij rasti, këto prova janë dorëzuar me dosjen e lëndës kur është ngritur aktakuza dhe konsiderojmë që këto prova janë në favor të Prokurorisë, dhe për të njejtat pajtohem që të administrohen.

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar Eset Berisha thekson se kanë pranuar provat e propozuara nga mbrojtja, dhe me të njejtat konsideron se është argumentuar kërkesa pasurore juridike e palës së demtuar.

Avokat Nasuf Hasani shprehet rreth vërejtjeve të tij të cilat i ka përmendur edhe në seancën e kaluar lidhur me parashtresën e prokurorisë të datës 19.05.2022, konkretisht raporteve, transkriptave, me atë rast në ato transkripta shprehen komunikimet që kishte Lulzim Berisha me Bujar Gerbeshin dhe Afrim Muqiqin. Këto vërejtje i paraqes për faktin se marr parasysh se për qka akuzohet Lulzim Berisha me asnjë nga provat e Prokurorisë nuk dëshmohet se cila ka qenë ndihma e Lulzim Berishës në rastin konkret, rrjedhimisht edhe përfitimi i tij në këtë rast.

I pandehuri Lulzim Berisha thekson se dëshiron të deklarohet ndërsa të pandehurit e tjerë deklarohen se dëshirojnë të mbrohen në heshtje.

Në pyetjen e Avokatit Nasuf Hasani, se si ka filluar qështja dhe a ke pasur ti njohuri paraprake se e kanë një kontest Bujar Gërbeshi me Afrim Muqiqin i pandehuri Lulzim Berisha përgjigjet, se kjo ka fillu në baza shoqërore, Afrimi më ka kërku me i ndihmu rreth borxhit që i ka Bujarit, kërkesa ka qenë në bazë të presionit të Bujarit për kthimin e borxhit është friksuar nga Bujari pastaj jam takuar me të dy së bashku. Ndërsa, në pyetjen se a e ke ditur qëllimin e borxhit Berisha përgjigjet jo nuk e kam ditur, e kam pyetur Afrimin se mos këto para janë me “dollovere” më është përgjigjur jo. 

Seanca e radhës caktohet me datë: 15 dhjetor nga ora 08:30 në të cilën do të paraqitet fjala përfundimtare nga palët në këtë procedurë.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 maj 2019, të akuzuarit Dalip Brahimi, Ismet Salihu dhe Bujar Gërbeshi, nga data e pavërtetuar e deri më 20 dhjetor 2018 në Prishtinë, kishin përfituar nga gjendja financiare e vështirë e të dëmtuarve B.Zh, S.B dhe B.B duke i dhënë para me fajde.

Në aktakuzë theksohet se i dëmtuari B.ZH ka marrë para prej të akuzuarit Dalip Brahimi në periudhën nga gusht 2008 deri në shkurt dhe korrik 2010, në shumën prej 165 mijë e 914 euro dhe i kishte kthyer ato nëpërmjet transaksioneve bankare në shumën 599 mijë euro. Për pjesën tjetër të parave, i akuzuari Dalip Brahimi ia kishte marrë të dëmtuarve B.M dhe I.Zh në formë të një lokale me çmim 167 mijë euro, tre banesa në vlerë prej 146 mijë e 805 euro, dhe një makinë “Mercedes”, vlera e të cilave tejkalon një milion euro. Për të mbuluar këtë diferencë, Dalip Brahimi dhe i dëmtuari B.M ishin pajtuar që të shesnin një parcelë në shumën e 1,001,200.00 euro, edhe pse parcela ishte blerë për 100 mijë euro.

Në këtë rast, thuhet se të akuzuarit kishin dhënë para me përqindje prej 5-15% edhe të dëmtuarit S.B, dhe më pas, për të ndaluar kthimin e kamatës, i akuzuari Dalip Brahimi kishte detyruar S.B të nënshkruante një kontratë për shitblerjen e një banese në lagjen “Dardania” në Prishtinë, që kishte vlerën e të njëjtës shumë që S.B kishte marrë nga shitja e banesës, duke i shtuar edhe “borxhet.”

Tutje, sipas aktakuzës, gjatë periudhës 2010, i dëmtuari J.B kishte kontaktuar me vëllanë e tij S.B, i cili kishte thënë se i akuzuari Bujar Gërbeshi do ti sjellë 15 mijë euro me qëllim të pagesës së doganës për qeramikat që i kishin importuar dhe me të arritur i akuzuari Bujar Gërbeshi tek i dëmtuari J.B, i kishte thënë se 8 mijë e 100 euro do ti ndalë në emër të kamatër së borxhit të vëllait të tij, kurse 6 mijë e 900 euro mund t’i marrë.

Për këto veprime, të akuzuarit akuzohen për veprën penale “Fajde” dhe “Krim i organizuar.”

Përveç kësaj, i akuzuari Dalip Brahimi akuzohet edhe për goditjen e të dëmtuarit S.B më 6 shtator 2015 në Prishtinë, me qëllim që të veprojë në dëm të pasurisë së tij, duke i dëmtuari Blakqori kishte shkuar në shtëpinë e të akuzuarit Brahimi për të kërkuar lirimin e banesës, dhe kishte qëlluar të dëmtuarin me fjalë.

I akuzuari Lulzim Berisha akuzohet për ndihmën që i ka dhënë të akuzuarit Gërbeshi për të siguruar detyrimet financiare të dëmtuarit A.F.

I akuzuari Rrahim Brahimi, akuzohet se kishte ndihmuar babanë e tij Dalip Brahimi, që të njëjtit ti sjellë dobi pasurore.

Për këto veprime, të akuzuarit Lulzim Berisha dhe Rrahim Brahimi, po akuzohen lidhur me veprën penale: Fajde nga neni 343 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës./Drejtësia sot

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter