|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Përfundon shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për Keqpërdorim të informatës zyrtare


Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor kundër të pandehurit Xhemajl Syla i cili akuzohet për veprën penale: Keqpërdorim i informatës zyrtare.

Sipas aktakuzës, Xhemajl Syla akuzohet se më 5 dhjetor 2018, si person zyrtar, udhëheqës i Divizionit për mbështetje të bizneseve dhe zhvillimeve regjional në Ministrinë Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ka keqpërdorur informatën zyrtare me qëllim të përfitimit e përparësisë për kompaninë “Menagment Development Association” (MDA) e cila ka ofertuar në tenderin, sipas projektit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë “Rritja e aftësisë konkurruese të sipërmarrjeve dhe promovimi i eksportiť”, financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian, në vlerë prej dy milionë euro.

Në këtë seancë, eksperti gjyqësor Sabri Syla ka paraqitur përmbledhjen lidhur me pyetjet informuese të cilat janë kërkuar nga Kryetarja e trupit gjykues.

Për sa i përket cështjes në rast të dërgimit të një shkrese apo disa të tilla, në pyetjen e av.Mahmut Halimi kur shkresa dërgohet në një adresë të caktuar përmes formatit Pdf, a ka ekzistuar mundësia në atë kohë, që të bëhet identifikimi i kompjuterit por edhe personit i cili i ka dërguar shënimet pa prezentuar identitetin e tij, eksperti Syla theksoi se, ështe e mundur që të hapet email-i dhe të shihet burimi dhe destinimi se për ku është dërguar.

Ndërsa, rreth emaileve të supozuara që janë bartuar nga adresa e personit të caktuar në formatin Pdf, a ka mundur të ndryshohet përmbajtja e tyre, ekserti Sabri Syla shtoi se nëse email është kopjuar në një pdf dokument, mbi të mund të veprohet si në cdo dokument tekstual tjetër dhe i njejti dokument mund të ndryshohet.

Tutje, seanca ka vazhduar me paraqitjen e fjalës përfundimtare.

Prokurori i shtetit Ilir Morina elaboroi fjalën përfundimtare duke shtuar, se qëndron pranë fjalës përfundimtare të dhënë në gjykimin e kaluar, tutje shton se tek lartësia e dënimit duhet të merren parasysh, pozita të cilën i pandehuri ka pasur dhe kërkoi nga trupi gjykues të dënohet sipas ligjit.

Mbrojtësi i të akuzuarit av. Mahmut Halimi, ka vazhduar me elaborimin e fjalës përfundimtare, ndër të tjera ai shtoi se qëndron pranë fjalës të cilën e kishte dhënë në gjykimin e kaluar, tutje gjatë elaborimit theksoi se të dhënat të cilat janë pranuar nga zyra e hetimit të Bashkimit Evropian, të njejtat janë pranuar nga personi anonnim, rrjedhmisht në fund i njejti kërkoi nga trupi gjykues që pas vlersimit të të gjitha provave të sjellë aktgjykim lirues për të mbrojturin e tij.

Në këto rrethana, Kryetarja e trupit Gjykues njoftoi se shpallja e aktgjykimit do të bëhet me datë: 15 janar nga ora 14:00.

Gjykata Themelore në Prishtinë, në korrik të vitit 2022 e kishte dënuar Xhemajl Sylën me 2 vite burgim me kusht dhe 5 mijë euro gjobë.

Ndërsa, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit me të cilën kishte kërkuar që i pandehuri Syla të dënohet me burg efektiv.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ndryshuar pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Xhemajl Syla akuzohet se më 5 dhjetor 2018, si person zyrtar, udhëheqës i Divizionit për mbështetje të bizneseve dhe zhvillimeve regjional në Ministrinë Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ka keqpërdorur informatën zyrtare me qëllim të përfitimit e përparësisë për kompaninë “Menagment Development Association” (MDA) e cila ka ofertuar në tenderin, sipas projektit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë “Rritja e aftësisë konkurruese të sipërmarrjeve dhe promovimi i eksportiť”, financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian, në vlerë prej dy milionë euro.

Gjithnjë sipas aktakuzës, pasi më 30 prill 2013 ishte publikuar njoftimi për kontratë për tenderin në fjalë, i akuzuari Syla, gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator të vitit 2013, i ka dërguar Luan Dalipit, menaxher në kompaninë MDA, dokumente të brendshme të MTI-së dhe informacione lidhur me kushtet dhe kriteret për tender.

Në bazë të këtyre informatave, vazhdon akuza, Dalipi i kishte ndryshuar pastaj kriteret e kontratës për përzgjedhjen e ekspertëve në këtë projekt, duke e përshtatur në atë mënyrë ofertën e kompanisë se tyre për tenderin në fjalë.

Pas kësaj, sipas aktakuzës, Xhemajl Syla, si anëtar i komisionit për vlerësim të ofertave në këtë tender, më 24 shtator 2013 kishte nënshkruar deklaratën e paanshmërisë dhe konfidencialitetit, e cila e obligonte që ta ruajë rreptësisht fshehtësinë në lidhje me çdo informatë të marrë si rezultat i përfshirjes së tij në vlerësimin e ofertave në procesin e prokurimit.

Mirëpo, përkundër kësaj në aktakuzë thuhet se Syla në kundërshtim me deklaratën e nënshkruar, ka dërguar tek Luan Dalipi, informacione në lidhje me vlerësimin dhe poentimin e ofertave në këtë proces të prokurimit, duke e njoftuar për përparësitë e kompanisë MDA krahas kompanive tjera konkurruese në këtë tender.

Ai po akuzohet se me këto veprime ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i informatës zyrtare” nga neni 423, par. 2, lidhur me par. 1 të Kodit Penal, vepër me të cilën kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre deri në dymbëdhjetë vjet.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter