|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohet një dëshmitarë në rastin e ish-zyrtarëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, është dëgjuar një dëshmitarë në rastin ndaj të akuzuarve Bahri Nuredini dhe Driton Mehaj, ish-zyrtar të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Bahri Nuredini dhe Driton Mehaj sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale, akuzohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i mundësuar operatorit ekonomik “TCN Internation” nga Tirana, përfitim të kundërligjshëm me rastin e dhënies së kontratës për aktivitetin e prokurimit, me ç’ rast në mënyrë të kundërligjshme dhe pa autorizim paraprak kanë incizuar dhe zhvilluar procedurat e prokurimit.

Në seancën e sotme, dëshmitari A.K ka vazhduar me dhënjen e dëshmisë së tij.

Në cështjen se bazuar në deklaratën e dhënë në Prokurori, keni deklaruar se janë transferuar rreth 8 milion euro nga konto e Aeroportit tek trafikimi ajror, dëshmitari A.K theksoi ndër tjerash se procesi i koncesionimit të aeroportit ka pasur shumë akterë, zyra e KPPS, e ka ndihmu këtë proces për shkak të problemeve që kishte brenda aeroportit dhe duhej të bëhej stabilizimi i të ardhurave financiare. 

Tutje, dëshmitari u pyet lidhur me specifikacionet teknike se dëshmitari kishte deklararuar se ka bërë vërejtje që të mos heqen kriteret e ngushta profesionale dhe kishte shtuar, këto kritere janë larguar nga përgjegjësi i teknikës Driton Mehaj, ndërsa në një email tjetër drejtuar Bahri Nuredinit, kishte theksuar se këto kritere duhet të largohen, dëshmitari theksoi se, kishte kërkuar që të largohen në mënyrë që kompanitë e papërgjgjshme të mos aplikonin për tender.

Duke qenë se keni deklaruar sa i përket mbajtjes së një takimi, lidhur me paraqitjen e kritereve të projektit, nga dëshmitari u kërkua shtjellim se kush e ka kërkuar këtë takim, si përgjegjës i trafikut ajror, e kam inicuar këtë procedur i kam mbledhur së bashku duke përfshirë menagjerët e departamentit shtoi ndër tjerash dëshmitari.

Tutje, kryetari i trupit gjykues Kujtim Krasniqi, kërkoi sqarim nga dëshmitari lidhur me përgjegjësitë e Driton Mehaj dhe Bahri Nuredinit cilat kanë qenë, a kanë ndikuar dicka në lidhje me ecurinë e projektit, dëshmitari shtoi se së pari i kanë lejuar fitimin e projektit një kompanie të pa përgjegjëshme, ekziston një diskrepancë në mes të punëve të kryera dhe pagesave të bëra.

Në këtë seancë ishte paraparë që të dëgjohet dëshmia e dëshmitarit të dytë por për shkak të përfundimit të orarit të punës së Gjykatës dhe i njejti do të dëgjohet në seancën e radhës.

Seanca e radhës do të mbahet me datë: 24 janar nga ora 09:30.

Ndryshe, sipas Prokurorisë Speciale, të akuzuarit Bahri Nuredini, në cilësinë e Kryeshefit Ekzekutiv të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe Driton Mehaj, Menaxher i Kontratës për Furnizim me Sisteme të Navigacionit dhe Rilokim të Sistemeve Ekzistuese, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Të njëjtit akuzohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i mundësuar operatorit ekonomik “TCN Internation” nga Tirana, përfitim të kundërligjshëm me rastin e dhënies së kontratës për aktivitetin e prokurimit, me ç’ rast në mënyrë të kundërligjshme dhe pa autorizim paraprak kanë incizuar dhe zhvilluar procedurat e prokurimit.

Tutje, të akuzuarit përmes Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik kanë shpallur fitues të tenderit OE “TCN International” Sh.P.K, me vlerë të përgjithshme të kontratës 7,808.296.00 Euro, ashtu që të pandehurit e kanë futur rilokimin e sistemeve ekzistuese në tenderin e ri edhe pse ky ka qenë obligim kontraktual i kompanisë “LIMAK”, ndërsa gjatë zbatimit të projektit, nuk i kanë ndërmarrë masat mbrojtëse ndaj OE të paraparë me ligj dhe kontratë.

Nuredini dhe Mehaj, akuzohej se i kanë shkaktuar dëm material buxhetit të AShNA dhe buxhetit publik, në lartësi të paktën 1,937,230 Euro.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter