|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet seanca e shqyrtimit fillestar për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar ku të akuzuar janë Bajram Kokalla për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Riza Kroj për veprën penale vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes.  

Në fillim të shqyrtimit fillestar kryetari i trupit gjykues, Ilir Rashkaj i njoftojë të pandehurit me të drejtat e tyre dhe pasi që palët u deklaruan se e kanë kuptuar dhe përmbajtjen e aktakuzës dhe veprat të cilat iu vihen në barrë janë deklaruar lidhur me pranimin e fajësisë.

Fajësinë nuk e ka pranuar i pandehuri Bajram Kokalla duke deklaruar se nuk e ndjen vetën fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet.

Ndërsa i pandehuri Riza Kroj ka pranuar fajësinë si dhe i ka propozuar gjykatës që fajësia e tij të pranohet.

Prokurorja Dëshire Jusaj nuk e ka kundështuar pranimin e fajësisë dhe ka propozuar gjykatës që ta aprovoj pranimin e fajësisë ndaj të pandehurit Riza Kroj.

Kryetari i trupit gjykues ka marr aktvendim me të cilin e ka pranuar pranimin e fajësisë ndaj të pandehurit Riza Kroj.

Gjithashtu gjykata ka marr aktvendim me të cilin e ka veçuar çështjen penale ndaj të pandehurit Bajram Kokalla, me arsyetimin e ekonomizimit të procedurës. 

Shpallja e aktgjykimit për të akuzuarin Riza Kroj do të bëhet me datë 22.01.2024, ora 15:00.

Sipas aktakuzës, me datë 10.12.2019, në cilësinë e zyrtarit të Gjendjes Civile në Komunën e Gjakovës, i akuzuari Bajram Kokalla nuk ka përfillur udhëzimin administrativ të Ministrisë së Punëve të Brendshme nr. 05/2017 ku përcakton kriteret e fitimit të shtetësisë paraqitet nuk e ka bërë verifikimin e palës në Zyrën e Gjendjes Civile, e ka regjistruar në Gjendjen Civile duke bërë rishkrimin e lindjes së tij me gjenerim të numrit personal, i cili regjistrim i ka shërbyer më pas të pandehurit Riza Kroj, që në emër të palës së dëmtuar M.B të aplikoj dhe të pajiset me letërnjoftim të Republikës së Kosovës ,

me çka ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 par.1 të KPRK-së.

Ndërsa sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës, me datë 10.12.2019 në Gjakovë tek Zyra e Gjendjes Civile i pandehuri Riza Kroj gjatë aplikimit për letërnjoftim të Republikës së Kosovës ka prezentuar dokumentin kroat të pas luftës me përmbajtje ‘’Dozvola Boravka’’ në këtë mënyrë të pandehurit i bëhet regjistrimi në sistemin e gjendjes civile në emër te të dëmtuarit M.B,

me çka ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes’’ nga neni 336 par.1 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës. 

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter