|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohet dëshmitari në rastin e zyrtarit policor të akuzuar për ‘Marrje ryshfeti’

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin ndaj të akuzuarit Sabri Shabani për veprën penale ‘Marrje ryshfeti’.

Në seancën e sotme u dëgjua dëshmitari R.D, ndërsa dëshmitari tjetër F.R nuk ishte prezent për të dhënë dëshminë e tij.

Në dëgjimin e dëshmitarit R.D, në pyetjet e prokurorit të rastit Armend Hamiti, deklaroi se qëndron pranë deklaratës së dhënë në Policinë e Kosovës dhe Inspektoriatin Policor të Kosovës.

Ndërsa lidhur me rastin, theksoi se pas një aksidenti të ndodhur është ndaluar nga polici Sabri Shabani, i cili ka marrë librezën e autobusit, pasi që dy dokumentet tjera patent shoferin dhe letënjoftimin nuk i kishte me vete dhe nuk ka pranuar që të ja sjellë më vonë këto dokumente.

I njëjti theksoi në pyetjen e prokurorit Hamiti, se nuk ka marrë ndonjë dënim të shqiptuar, por vetëm i është marrë libreza e autobusit.

Tutje, në parashtrimin e pyetjeve nga avokati Flamur Bllacaku, dëshmitari R.D deklaroi se vëllau i tij H.D i ka dhënë shumën prej 50 eurove të pandehurit Shabani për të marrë librezën e autobusit dhe se këto para janë dhënë jashtë orarit të punës dhe afër stacionit policor – veriu në Prishtinë.

Kujtojmë se në seancën e datës 23 tetor 2023 ishte veçuar procedura ndaj të akuzuarit Sabri Shabani, pasi që kishte munguar në seancë dhe i pandehuri tjetër Hajdar Dili kishte pranuar fajësinë për veprën penale ‘Dhënie ryshfeti’, duke u dënuar me 3 muaj burg dhe 500 euro gjobë.

Seanca e radhës u caktua për datën 8 mars 2024, nga ora 09:00.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore, i pandehuri Sabri Shabani, akuzohet se ka kryer veprën penale ‘Marrje ryshfeti’ nga neni 421, par.2 të KPRK-së, në atë mënyrë që më datë 28 prill 2022 në cilësi të personit zyrtar si zyrtar policor dhe kolegu i tij F.R ishin duke u marrë me një aksident trafiku, i pandehuri Sabri Shabani e ndalon autobusin me targa 01-599-QQ të kompanisë ‘Dita’ gë ishte duke qarkulluar në linjën e rregullt Prishtinë-Poduievë e të cilin autobus ishte duke e drejtuar R.D dhe ua merr librezën e qarkullimit të autobusit të markës Setra, me pretendim se kanë kryer kundërvaitie në trafik duke hyrë në semaforë të kuq dhe nuk i kanë respektuar urdhrat e personit zyrtar. Në këtë rast i dyshuari Sabri Shabani duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të tij me qëllim që të përfitoj cfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër në atë mënyrë që i pandehuri Sabri Shabani i vetëdijshëm për veprën e vet dhe duke e dëshiruar kryerjen e saj, në cilësi të personit zyrtar si zyrtar policor, me datën 28 prill 2022 në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes telefonit duke e telefonuar të pandehurin Hajdar Dili kishte kërkuar ryshfet shumën prej 50 € (pesëdhjetë eurove) për vete me qëllim që të pandehurit Hajdar Dili të ja kthente librezën e qarkullimit të autobusit, e ku i dyshuari Sabri Shabani me date 28 prill 2022 para Stacionit Policor Veriu në Prishtinë ja dorëzon të pandehurit Hajdar Dili në kundërvlerë prej 50 eurove librezën e qarkullimit të autobusit të markës Setra 315 me targa pronë e kompanisë Dili.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter