|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shpallet aktgjykim fajësues ndaj të akuzuarit për Konflikt interesi

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Remzi Selimi, duke e dënuar me 2000 mijë euro gjobë për veprën penale “Konflikt i interesit”.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Selimi, u shpall nga gjyqtari Gëzim Ademi.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Selimi është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj, i cili dënim i është zëvendësuar në dënim me gjobë në shumën prej 1000 mijë euro, si dhe të njëjtit i është shqiptuar dënim me gjobë në shumën prej 1000 mijë euro.

Ndryshe, Prokuroria Themelore me të akuzuarin kanë lidhur marrëveshje për pranimin e fajësisë me datë 28 dhjetor 2023, e cila marrëveshje është aprovuar nga gjyqtari Ademi në seancën e datës 19 janar 2024.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, R.S akuzohet se me datë 5 nëntor 2023, në cilësinë e personit zyrtar me dashje ka marrë pjesë në një cështje zyrtare, duke e ditur se miku i tij/vëlla i bashkëshortes së tij B.B ka interes financiar pasi që me themelimin e marrëdhënies së punës do të realizon përfitime financiare, në atë mënyrë që si i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës në pozitën e inxhinierit të makinerisë/instruktor i trajnimeve të saldimit në kuadër të Qendrës së Trajnimeve, pasi që është caktuar me vendimin e Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, nr. 8044-1, të datës 8 nëntor 2021, në cilësi të kryetarit të komisionit për vlerësimin e kandidatëve për pozitën Teknik i Makinerisë, në Korporatën Energjetike të Kosovës, në konkursin me nr.8020, të publikuar me datë 5 nëntor 2021, ka marrë pjesë në testin me shkrim dhe testin me gojë/intervistimin e kandidatit B.B, ashtu që të B.B e ka rekomanduar që të zgjidhet në pozitën Teknik i Makinerisë, në vendimin me nr.1796/1, të datës 8 shkurt 2022, që ishte në numrin rendor 3.

Me këtë, R.S akuzohet se ka kryer veprën penale ‘Konflikt i interesit’, sanksionuar sipas nenit 417, par.1 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Gentrit Kuqani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter