|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Ferizaj- shtyhet seanca gjyqësore ndaj disa të akuzuarve për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj-Departamentin për Krime të Rënda sot ka dështuar të mbahet seanca e rradhës tek gjyqtari Sahit Krasniqi ndaj të akuzuarve Lekë Prenaj në pozitën zyrtare gjyqtarë në Gjykatën Themelore Prishtinë për veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë,  neni 422 par.1 të KPRK-së dhe Halil Kastrati në pozitën zyrtare kryetar i Bordit ekzekutiv të Drejtorëve të Radio Televizionit të Prishtinës ndërsa të akuzuarit Shpëtim Pllana, Halim Kastrati, Shkumbim Qehaja dhe Lekë Prenaj në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale :Legalizim i përmbajtjes së rreme nga neni 403 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Gjyqtari konstaton në fillim të seancës që nuk ka kushte ligjore për mbajtje të shqyrtimit gjyqësor pasi njëri nga avokatët  mbrojtës të akuzarit Lekë Prenaj avokati Besnik Berisha mungon i cili me parashtresë me kohë e ka njoftur kryetarin e trupit gjykues për mos prezencën e tij në këtë seancë gjyqësore me arsyjen se ka angazhime të tjera në Gjykatën Themelore të Pejës.

Gjyqtari Sahit Krasniqi i njofton palët e tjera që seanca e rradhës caktohet me datën 15 mars ora 10:00, në gjykatë prezente ishte edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar  AKP-së Naim Xhigoli.

Tutje, theksojmë që kjo lënd është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, që janë evidentaur nga kjo gjykatë pas shqyrtimit të ankesave të datës 14 qeshor 2023.

Gjykata Themelore në Ferizaj Lekë Prenaj dhe Halim Kastrati së bashku i kishte dënuar me dy vite e katër muaj burgim për veprën penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Kujtojmë që sipas aktakuzës i akuzuari Lekë Prenaj sipas aktakuzës PP.I.nr 61K/2020 si person zyrtar -Gjyqtarë në Gjykatën Themelore Prishtinë divizioni civil, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare i ka tejkaluar kompetencat e tij dhe ka marr vendimin gjyqësor në lidhje me  pronën shoqërore të Ndërrmarjes Shoqërore Radio Televizioni i Prishtinës, në ngastren kadastrale 178-2 në sipërfaqen prej 7768 metër katror, në Lagjen Veterni, Zona Kadastrale Prishtine, edhe pse i pandehuri Lekë Prenaje ka ditur se per këtë është kompetente vetëm Dhoma e Veçante e Gjykates Supreme e Republikës së Kosovës, kurse per menaxhimin e ketyre pronave kompetente është vetem Agjencia Kosovare e Privatizimit(AKP), në atë mënyrë që në shqyrtimin giyqësor të datës 10.04.2019 në lendën C.nr.3159/17, sipas padisë të datës 22.11.2017, të ushtruar nga paditësi-tani i pandehuri Shkumbin Qehaja, i pandehuri i lartëcekur Lekë Prenaj, ka nxjerre Aktvendimin giyqësor me të cilin është miratuar Pajtimi Gjyqësor mes perfaqësuesve të paleve- av.Shefki Syla në emër të paditësit tani i pandehuri Shkumbin Qehaja dhe tani të pandehurit Shpëtim Pllana në emër të paditurës NSH Radio Televizionit të Prishtinës, duke vërtetuar se pronar i ngastres së lartcekur 1781-2 në sipërfaqe prej 7768 metër katror ne Lagien Veternik, Zona Kadastrale Prishtinë, është paditesi-tani i pandehuri Shkumbin Qehaja, e me këtë rast i ka shkaktuar dëmin të dëmtuares NSH Radio Televizionit te Prishtines, e cila perfaqësohet dhe administrohet nga AKP-ja, me këto veprime ka kryer verën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë.

Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Leostina Maloku Sejdiu.

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter