|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet seanca e radhës ndaj të akuzuarve për Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe Ushtrim ndikimi

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, është mbajtur seanca e radhës ndaj të akuzuarve, Betim Reqica, Leonora Limani, Isa Berisha dhe Mirdit Emini zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, të akuzuar për veprat penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe ushtrim ndikimi. Në seancën e sotme u dëgjuan eksperti i prokurimit Muhamet Selmani dhe eksperti Financiar, Medaim Hasani.

Perfaqësuesi i palës së dëmtuar, av. Naim Bllacaku theksoi një propozim të palës së dëmtuar lidhur me ekspertizat e dërguara nga ekspertët dhe propozoi që të njejtat nuk janë të qarta për palën e dëmtuar dhe nga Trupi gjykues kërkoi që të formohet një grup ekspertësh dhe të bëhet një super ekspertizë. Lidhur me ekspertizën e punuar eksperti Selmani, në përmbledhjen e ekspertizës së tij theksoi se nga gjykata ishte kërkuar një analizë e të dhënave që nga shpallja e tenderit deri tek dhënja e tij, tutje ai theksoi se kjo procedurë ka qenë në tërësi në përputhje me ligjin. Ndërsa, lidhur me procesin e tenderimit eksperti theksoi se ky aktivitet i prokurimit i ka përmbushur të gjithë hapat ligjor të tenderimit.

Tutje, lidhur me cështjen e bazës ligjore për pagesat shtesë, eksperti Hasani theksoi se baza ligjore ka qenë ligji për buxhetin e Kosovës, kurse sa i përket vlersimit të blerjes së veturës zyrtare, rreth sigurimit të mjeteve për pagesen e asaj veture, eksperti shtoi se nga dokumentet e listuara ishte vërtetuar se origjina e parave është bërë përmes transferimeve bankare.

Lidhur me propozimin e palëve në procedurë sa i përket cështjes së veprimeve të ndërmarra përgjatë kësaj procedure, trupi gjykues morri aktvendim me të cilin i konsideroi të lexuara të gjitha veprimet që ishin marrë në seancat e kaluara.

Seanca e radhës do të mbahet me datë: 23 janar 2024 nga ora 09:30.

Ndrshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, i akuzuari Betim Reqica në cilësin e personit zyrtar dhe atë ushtrues detyre i Drejtorit të Prokurimit Publik në Ministrinë e Infrastrukturës me qëllim të përfitimit financiar për kompaninë ‘Gjoka Konstraktion’, ushtroi ndikim të drejtëpërdrejtë ndaj anëtarëve të komisionit vlerësues, në tenderin e ndërtimit të autoudhës së Gjilanit, në atë menyrë që Komisionin Vlerësues e vuri në presion kohor që vlersimin ta kryej në afat 10 ditor dhe pas kësaj kërkoj nga ata që të shpallim fitues të tenderit OE ‘Gjoka Konstraksion edhe pse nuk i përmbushte kriteret e kërkuara, me këto veprime i njejti ka kryer vepren penale ‘Ushtrim i ndikimit’ nga neni 431 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Tutje, sipas aktakuzës i akuzuari Reqica në cilësi të personit zyrtar me datë 02.10.2019, ka tejkaluar kompetencat e tij dhe ka nxjerrur vendim për pagesën e zyrtarëve për shërbime kontraktuese, me qëllim që në mënyrë të kundërligjshme të bëhet kompensimi financiar, vendim ky i cili ishte nxjerrur në kundërshtim me rregullat e Qeverisë së Kosovës, me këtë rast i njejti e ka dëmtuar buxhetin e Kosovës në shumë prej 9.049.8 euro. Me këto veprime i akuauzri ka kryer vepren penale, Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 i KPRK-së.

Ndërsa, të akuzuarit Isa Berisha, në cilësin e personit zyrtar dhe atë Kryetar i Komisionit Rivlerësues në Ministrinë e Infrastrukturës, Leonora Limani dhe Mirdit Emini në cilësin e anëtarëve të këtij komisioni, në procesin e Rivlersimit të ofertave të operatorëve ekonomik, keqpërdorën detyrën zyrtare, në atë menyrë duke shpallur fitues Operatorët të cilët nuk kishin ofertuar cmim më të ulët dhe që ishtë qëllim kryesor të ofertohen, me këto veprime i është shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës, 6,200,313.13 euro.
 Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale, Keqpërdorim i deryrës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 i KPRK-së.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter