|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarit për Ushtrim ndikimi

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarit Hamdi Jashari, i cili akuzohet për ushtrim ndikimi.

Fillimisht, gjyqtari Naser Foniqi, ka konstatuar prezencën e palëve, respektivisht prokurorit Bekim Kodraliu, të akuzuarit Hamdi Jashari si dhe mbrojtësit të tij, avokat Amir Rudaku.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Kodraliu, i akuzuari Jashari është deklaruar i pafajshëm.

Në këto rrethana, gjyqtari Foniqi ka njoftuar se i njëjti ka të drejtë që të parashtrojë kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, brenda afatit prej 30 ditësh.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me 1 dhjetor 2023 ka ngritur aktakuzë kundër Hamdi Jasharit të cilin e ngarkon për ushtrim ndikimi.

Sipas aktit akuzues të ngritur me 1 dhjetor 2023, i pandehuri Jashari në cilësi të avokatit mbrojtës të dënuarit-kërkuarit Avni Ajruli nga 25 maj 2022 deri më 2 qershor 2022, ka kërkuar dhe pranuar drejtpërdrejtë para në shumë prej 8 mijë euro nga Ilmi Ajruli, vëllai i Avniut, me qellim që i njëjti t’i ja jap këtë shumë të parave kolegjit të gjyqtarëve Naser Maliqi, kryetar i kolegjit dhe anëtarëve Aziz Sheqiri dhe Veli Kryeziu.

Tutje, në aktakuzë thuhet se, këto mjete janë dhënë të akuzuarit me qellim që të njëjtit të ushtrojnë ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e tyre në çështjen penale sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan për ekstradimin e të dënuarit Avni Ajruli për shkak të veprës penale “Vrasje”, sipas nenit 123 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilin person e kërkonte shteti në fjalë për ekstradim, e që një kërkesë e tillë të refuzohet nga kolegji i lartcekur.

Me këto veprime, i akuzuari Jashari akuzohet se ka kryer veprën penale “Ushtrim i ndikimit”, nga neni 424, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovë

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Gentrit Kuqani 

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter