|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohet një ekspert në rastin e të akuzuarve për Keqpërdorim të detyrës zyrtare

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, është mbajtur seanca e radhës ndaj të akuzuarve Betim Reqica, Leonora Limani, Isa Berisha dhe Mirdit Emini, zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, të akuzuar për veprat penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe Ushtrim ndikimi. Në seancën e sotme është dëgjuar eksperti i prokurimit Muhamet Selmani.

Sa i përket cështjes së afatit kohor të komisionit për vendosje në pyetjen e prokurorës Habibe Salihi, eksperti Selmani shtoi se sipas ligjit ekziston një afat prej 30 ditësh me mundësi vazhdimi edhe për 20 ditë në raste të caktuara. Ndërsa, lidhur me konstatimin në ekspertizë se Autoriteti Kontraktues, nuk ka vepruar ne përputhje me ligjin, Avokat Driton Muharremi, kërkoi sqarim nga eksperti se a e kanë pasur fjalën për fazën në Ministrinë e Infrastrukturës, eksperti sqaroi se kjo ka të bëjë me publikimin e vendimit i cili duhej të publikohej në webfaqen e e-prokurimit.

Kurse, lidhur me konstatimin se ‘Gjoka Konstraksion’ se a ishte Operator i përgjegjshëm dhe i plotësonte të gjitha kushtet për të gjitha lotet që kishte ofertuar, a qëndroni prapa këtij konstatimi, eksperti shtoi se qëndron prapa sqarimeve të dhëna në ekspertizë.

Tutje, në lidhje me vendimin përfundimtar për një aktivitet të prokurimit se kush është autoriteti përfundimtar për të vendosur në një tender, eksperti theksoi se kjo përgjegjësi i takon zyrtarit përgjegjës të prokurimit. Ndërsa, lidhur me cështjen se procesi i prokurimit në rastin konkret a ka qenë kompleks, eksperti theksoi se në vlersimin e tij ky proces ka qenë më shumë voluminoz se sa kompleks.

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar theksoi se qëndron prapa kundërshtimeve dhe vërejtjeve të dhëna, ndër të tjera shtoi se disa cështje kanë mbetuar peng pa u shtjelluar, gjithashtu nga trupi gjykues kërkoi që në seancën e radhës të ftohet edhe eksperti i tretë që ka marrë pjesë në formulimin e ekspertizës. Seancat e radhës do të mbahen me datë: 4, 14 dhe 15 mars në orën 09:30.  

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të datës 15 shkurt 2021, i akuzuari Betim Reqica në cilësin e personit zyrtar dhe atë ushtrues detyre i Drejtorit të Prokurimit Publik në Ministrinë e Infrastrukturës në vitin 2017, me qëllim të përfitimit financiar për kompaninë ‘Gjoka Konstraktion’, ushtroi ndikim të drejtëpërdrejtë ndaj anëtarëve të komisionit vlerësues, në tenderin e ndërtimit të autoudhës së Gjilanit, në atë menyrë që Komisionin Vlerësues e vuri në presion kohor që vlersimin ta kryej në afat 10 ditor dhe pas kësaj kërkoj nga ata që të shpallin fitues të tenderit OE ‘Gjoka Konstraksion edhe pse nuk i përmbushte kriteret e kërkuara, me këto veprime i njejti ka kryer vepren penale ‘Ushtrim i ndikimit’ nga neni 431 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Tutje, sipas aktakuzës i akuzuari Reqica në cilësi të personit zyrtar me datë 02.10.2019, ka tejkaluar kompetencat e tij dhe ka nxjerrur vendim për pagesën e zyrtarëve për shërbime kontraktuese, me qëllim që në mënyrë të kundërligjshme të bëhet kompensimi financiar, vendim ky i cili ishte nxjerrur në kundërshtim me rregullat e Qeverisë së Kosovës, me këtë rast i njejti e ka dëmtuar buxhetin e Kosovës në shumë prej 9.049.8 euro. Me këto veprime i akuauzri ka kryer vepren penale, Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 i KPRK-së.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri Betim Reqica, në cilësin e Sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, kishte nxjerr vendim me qëllim që në menyrë të kundërligjshme të bëhej kompensimi financiar në mënyrë retroaktive duke filluar që nga themelimi i marrëdhënies së punës nga viti 2010 deri në 2019. Me vendime të caktuara u miratua shtesa për paga për kategori të vecanta të profesioneve deficitare, në këtë listë nuk bënte pjesë Ministria e Infrastrukturës dhe Trasnportit, me këtë rast ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën prej 68,500.00 euro.

Tutje, sipas aktakuzës i pandehuri Betim Reqica, gjatë vitit 2019, mjetet financiare të cilat i kishte fituar me aktivitet kriminal, ka blerë veturën Audi të prodhuar në vitin 2019, me qëllim të fshehjes së të ardhurave të krijuara me vepër penale e ka regjistruar në emër të vëllaut të tij. Me këtë ka kryer veprën penale Shpërlarje e parave nga neni 308 të Kodit Penal, lidhur me nenin 56 par.1 të Ligjit për parandalimin e shpërlarjeve të parave.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit Isa Berisha, në cilësin e personit zyrtar dhe atë Kryetar i Komisionit Rivlerësues në Ministrinë e Infrastrukturës, Leonora Limani dhe Mirdit Emini  në cilësin e anëtarëve të këtij komisioni, në procesin e Rivlersimit të ofertave të operatorëve ekonomik, keqpërdorën detyrën zyrtare, në atë menyrë duke shpallur fitues Operatorët të cilët nuk kishin ofertuar cmim më të ulët dhe që ishtë qëllim kryesor të ofertohen, me këto veprime i është shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës, 6,200,313.13 euro.
 Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale, Keqpërdorim i deryrës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 i KPRK-së.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter