|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Përfundon shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për Keqpërdorim të detyrës zyrtare

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e rigjykimit ndaj të akuzuarit Jeton Menxhiqi, i cili po akuzohet se në cilësinë e zyrtarit policor ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare. Në seancën e sotme u dëgjua dëshmitari V.M, i propozuar nga ana e mbrojtjes.

Në dëshminë e tij në pyetjet e mbrojtëses së të akuzuarit Jeton Menxhiqi, deklaroi se ka aplikuar në tenderin për rroba elegante në Policinë e Kosovës në vitin 2016-2017 dhe se nuk ka njohur askënd nga anëtarët e komisionit. Ndërsa lidhur me mostrat theksoi se të njëjtat i ka tërhequr pas njoftimit se ka qenë i pasuksesshëm aplikimi i kompanisë së tij.

Në shqyrtimin e sotëm, u vu në pikëpyetje dëshmia e dëshmitarit V.M nga ana e prokurorit të rastit Bekim Kodraliu, për shkak që sipas tij ka pasur aktvendim për zgjerimin e hetimeve në cilësinë e të pandehurit ndaj tashmë dëshmitarit V.M, por që në mungesë të provave ka pushuar procedura, andaj në këtë rrjedhojë trupi gjykues mori aktvendim për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor në marrjen në pyetje të dëshmitarit.

Në vazhdim të seancës, i akuzuari Jeton Menxhiqi paraqiti mbrojtjen e tij, i cili në mbrojtjen e paraqitur deklaroi se mbështet aktvendimin e gjykatës së apelit të datës 12 dhjetor 2022 dhe se gjatë punës së tij si zyrtar policor asnjëherë nuk ka pasur ndonjë vërejtje apo masë diciplinore të shqiptuar ndaj tij. Ndër të tjera theksoi se tenderi ka dështuar për shkaqe ligjore, pasi asnjëri nga operatorët ekonomik nuk i kanë plotësuar kushtet sipas kërkesave të Policisë së Kosovës.

Përveç kësaj mbrojtja dhe prokurori i shtetit paraqitën fjalët përfundimtare në fund të seancës, meqë rast përfundoi edhe shqyrtimi gjyqësor në këtë rast të kthyer në rigjykim nga gjykata e apelit.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet me datë 26 janar 2024, nga ora 13:00.

Ndryshe, sipas aktakuzës, i pandehuri Jeton Menxhiqi, akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar si anëtar i komisionit në tenderin “Furnizim me rroba elegante”, i cili përfaqësonte Drejtorin e Hetimeve kundër Krimeve ekonomike dhe Korrupsionit ka shfrytëzuar detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër në atë mënyrë që në tenderin “Furnizimi me rroba elegante”, i paraparë në vlerë prej 730.000,00 €, pasi komisioni gjatë punës në përbërje nga i pandehuri, Sabide Beqiri dhe Naim Lahu, pas kontrollit kishin konstatuar se asnjëri nga Operatorët Ekonomik nga 8 (tetë) sa kishin konkuruar nuk i kanë plotësuar kushtet e parapara në tender, atëherë i pandehuri me qëllim që t’i bënë të mundur Operatorit Ekonomik Artius Group SHPK” që ta fiton tenderin edhe pse nuk i kishte plotësuar kushtet, me datë 8 gusht 2017, derisa ishte duke qëndruar në një zyre merr çelësin mbi tavolinë dhe në mënyrë të kundërligjshme pa prezencën e anëtarëve të tjerë të komisionit e në kohë të pauzës shkon në zyrën e prokurimit, merr paketën e “Artius Group” ndërron mostrat e Rrobave Elegante dhe i vendos mostrat e rrobave të cilat i kishte sjellë nga jashtë me një çantë krahu dhe pas pak e kthen paketën në zyrën e prokurimit, i pandehuri kishte vepruar në këtë mënyrë me qëllim që “Artius Group”, të fitonte tenderin në mënyrë të kundërligjshme në vlerë prej 506.216,20€.

Sipas këtyre veprimeve, i akuzuari Menxhiqi akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter