|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shpallet aktgjykimi ndaj ish-zyrtarit policor për Keqpërdorim të detyrës zyrtare

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është shpallur aktgjykimi ndaj të akuzuarit Jeton Menxhiqi, i cili po akuzohet se në cilësinë e zyrtarit policor ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare.

Trupi gjykues sot me datë 26.01.2024, ka shpallur aktgjykimin me të cilin të pandehurin Jeton Menxhiqi, e dënoi me burgim me kusht prej 2 viteve, nëse i pandehuri nuk kryen vepër penale në periudhën prej 3 viteve. Tutje, të njejtit i ndalohet ushtrimi i funksionit në administratën publike në periudhën prej 3 viteve.

Ndryshe, sipas aktakuzës, i pandehuri Jeton Menxhiqi, akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar si anëtar i komisionit në tenderin “Furnizim me rroba elegante”, i cili përfaqësonte Drejtorin e Hetimeve kundër Krimeve ekonomike dhe Korrupsionit ka shfrytëzuar detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër në atë mënyrë që në tenderin “Furnizimi me rroba elegante”, i paraparë në vlerë prej 730.000,00 €, pasi komisioni gjatë punës në përbërje nga i pandehuri, Sabide Beqiri dhe Naim Lahu, pas kontrollit kishin konstatuar se asnjëri nga Operatorët Ekonomik nga 8 (tetë) sa kishin konkuruar nuk i kanë plotësuar kushtet e parapara në tender, atëherë i pandehuri me qëllim që t’i bënë të mundur Operatorit Ekonomik Artius Group SHPK” që ta fiton tenderin edhe pse nuk i kishte plotësuar kushtet, me datë 8 gusht 2017, derisa ishte duke qëndruar në një zyre merr çelësin mbi tavolinë dhe në mënyrë të kundërligjshme pa prezencën e anëtarëve të tjerë të komisionit e në kohë të pauzës shkon në zyrën e prokurimit, merr paketën e “Artius Group” ndërron mostrat e Rrobave Elegante dhe i vendos mostrat e rrobave të cilat i kishte sjellë nga jashtë me një çantë krahu dhe pas pak e kthen paketën në zyrën e prokurimit, i pandehuri kishte vepruar në këtë mënyrë me qëllim që “Artius Group”, të fitonte tenderin në mënyrë të kundërligjshme në vlerë prej 506.216,20€.

Sipas këtyre veprimeve, i akuzuari Menxhiqi akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter