|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Avni Morina i cili po akuzohet se ka kryer veprës penale keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar.

Në fillim të shqyrtimit, kryetari i trupi gjykues Ilir Rashkaj bëri të ditur se dy dëshmitarët që është planifikuar të dëgjohen në këtë shqyrtim gjyqësor nuk janë të pranishëm, ku sa i përket dëshmitarit R.K, i njëjti është shpërngulur në Gjermani, ndërsa dëshmitarja M.G kishte një rast vdekje dhe nuk ishte e mundur që sot të dëshmojë.

Gjithashtu nuk ishte e pranishme e dëmtuara Xh.H, e cila ka qenë e njoftuar për seancën e sotme gojarisht nga seanca e kaluar dhe se mungesën e saj nuk e ka arsyetuar.

Kështu që në fund gjyqtari Rashkaj tha se për sigurimin e pranisë së dëshmitarit R.K, gjykata do të urdhërojë Stacionin Policor të Kosovës për sjellje me detyrim.

Meqenëse nuk janë plotësuar kushtet ligjore seanca e shqyrtimit gjyqësor u caktua për datën 11.03.2024.

Kujtojmë që sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë të ngritur me datë 28.03.2023, me të cilën akuzohet Avni Morina, i cili në cilësinë e drejtorit në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Rahovecit përdor autorizimin e tij në mënyrë të kundërligjshme nga janari deri në qershor të vitit 2021, duke i shkelur seriozisht të drejtat dhe duke i shkaktuar dëm të dëmtuarës Xh.H dhe buxhetit të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që, i njëjti në zyren e tij i mundëson profesorit R.K dhe të dëmtuarës Xh.H të nënshkruajnë një marrëveshje-deklaratë të përbashkët ku të njëjtën e e vërteton me vulën zyrtare, ku R.K përfiton që të marr pagën e plotë mujore pa dal fare në punë, ndërsa gjatë kësaj periudhe e dëmtuara sipas marrëveshjes së lartcekur e zëvendëson profesorin R.K pa përfillur procedurat ligjore për rekrutim, dhe pa ndonjë kontratë pune mban 26 orë mësimore, ku në muajin janar dhe shkurt nuk paguhet fare, ndërsa nga muaji mars e deri në muajin qershor, e dëmtuara paguhet në mënyrë private nga veq profesori R.K në shumë prej 250€, 

Me çka ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga nenin 414 par.1 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter