|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet seanca e radhës në rastin e të akuzuarve për Korrupsion dhe Organizim të lojërave të fatit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, është mbajtur shqyrtimi gjyqësor, në rastin ndaj të pandehurve Skënder Fetaj, Ramadan Latifi, Driton Haxhijaj, Arian Kastrati, Burim Ismajli, Ramadan Ibishi, Selatin Hoxha dhe Fisnik Ibishi, të cilët po akuzohen për veprat penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “Mbajtja në pronës, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Në seancën e sotme, është dëgjuar dëshmitari A.S.

Lidhur me cështjen se, me të pandehurin Ramadan Latifi është takuar njëherë në vendin e punës, në pyetjen e prokurorit Shpëtim Peci, dëshmitari theksoi se i njejti kishte ardhur në vendin ku unë kam punuar dhe nga i njejti kishte kërkuar të nënshkruante një dokument lidhur me paisjet e lokalit, por dëshmitari theksoi se nuk kishte pranuar. Kurse, lidhur me të pandehurit e tjerë i njejti shtoi se nuk i njeh dhe nuk i ka takuar më heret.

Ndërsa, në pyetjen e Prokurorit Special, Shpëtim Peci lidhur me vendin se ku keni punuar, dëshmitari shtoi se ka udhëhequr lokalin i cili ka qenë bastore deri në momentin kur ka ardhur policia aty ka kuptuar se lokali nuk ka qenë i regjistruar, nga ai moment lokali është mbyllur dhe nuk është kryer veprimtari në të.

Kurse, lidhur me cështjen e kontrollave të ATK-së, përgjatë veprimtarisë së lokalit a kanë qenë të shpeshta, dëshmitari shtoi se përgjatë periudhës së veprimtarisë së lokalit ka pasur disa kontrolle nga ATK.

Ndërsa, lidhur me cështjen se mbikqyrja e punës si është bërë, dëshmitari theksoi se nga Kompania ‘Planet Win’ kemi qenë të mbikqyrur dhe e kanë ditur cdo gjë që është bërë në lokal.

Seanca ka vazhduar me administrimin e provave materiale.

Lidhur me administrimin e provave materiale Gjykata e Apelit me aktvendim i ka vecuar një pjesë të provave të cilat konsiderohen të pa pranueshme, kryetari i trupit Gjykues, Valon Kurtaj theksoi se ato prova janë vecuar dhe nuk do të administrohen.

Rrjedhimisht, avokat Granit Vokshi theksoi se kanë vërejtje në disa prova të caktuara dhe nuk mund të shpallen të lexuara apo të administruara, propozim ky që erdhi në formë të përbashkët nga e gjithë mbrojtja.

Trupi gjykues, morri aktvendim me të cilin e refuzoi propozimin e mbrojtjes që për secilen provë të elaborohet për secilin fakt.

Kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj, vazhdoi me leximin e provave të cilat janë propozuar dhe administruar përgjatë këtij procesi, mbrojtësit e të akuzuarve lidhur me leximin e këtyre provave sa i përket kundërshtimeve do të kenë mundësi ta bëjnë në seancën e radhës.

Seancat e radhës, do të mbahen me datë: 22, 28 dhe 29 mars nga ora 09:30.  
Ndryshe sipas aktakuzës, të pandehurit Skënder Fetaj, Arian Kastrati dhe Driton Haxhija, po akuzohen se nga shkurti i vitit 2015 e deri më datë 01.12.2016 duke vepruar në bashkëkryerje me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe të tjerët kanë organizuar ose marrë pjesë në organizimin e lojërave të fatit të përcaktuar me ligj në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për lojërat e fatit, ashtu që kanë siguruar numra serik të dublifikuar-falsifikuar të Roletave dhe të aparateve të automateve e këto rolete e aparate me numra të falsifikuar i kanë vendosur në pika të ndryshme e kanë krijuar përfitime të kundërligjshme pasi kanë qenë pa licencë.

Në pikën 2 të aktakuzës, të pandehurit Ramadan Latifi, Arian Kastrati, Driton Haxhija dhe Burim Ismajli, akuzohen se në mënyrë të kundërligjshme kanë organizuar lojëra të fatit të cilat janë të ndaluara me Ligjin për lojëra të fatit, ashtu që në njësitë e bastores sportive ” Planet Win 365″, pronë e Ramadan Latifi, pas koordinimit në mes veti kanë blerë programin për Lojëra “Keno” dhe “Lojëra me QEN” dhe përmes një personi të quajtur Hekuran, këto lojëra i kanë instaluar në kompjuterë të bastores në vende që ka më pak kontrolle, si në Drenas, Hajvali dhe në fshatra të rrethit të Pejës dhe Deçanit.

Me këtë në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Të akuzuarit Ramadan Ibishi, Selatin Hoxha dhe Fisnik Ibishi, secili veç e veç akuzohen se kanë kryer veprën penale ‘Zbulimi i fshehtësisë zyrtare’, duke ju vënë në dispozicion personave të tjerë të kompanive të lojërave të fatit, informatat që janë fshehtësi zyrtare, ashtu që të pandehurit i kanë njoftuar personat e paautorizuar-menaxherët e kompanive të lojërave të fatit se në cilat qytete do të dalin inspektorët e ATK-së për inspektim të lokalëve apo edhe janë takuar fizikisht me ta për ti njoftuar për kontrollet e kryera dhe gjobat e shqiptuara duke ju dhënë mundësia të pandehurve të tjerë- menaxherëve të kompanive të lojërave të fatit që të ikin kontrolleve kur ka qenë mundësia që ata të ndëshkohen për veprimtarinë e kundërligjshme të tyre.


Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.


Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter