|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohen dy dëshmitarë në seancën ndaj të akuzuarit për Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj zëvendësudhëheqësit ekzekutiv në Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK), Kreshnik Bajraktari, i cili akuzohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, si dhe veprën penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”.

Fillimisht, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Sulltane Hoti ka konstatuar prezencën e palëve në procedurë, respektivisht prokurorit Bashkim Zeqa, të dëmtuarit, të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij.

Tutje, seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit H.D.

Dëshmitari ka deklaruar se qëndron në deklaratën e dhënë më herët.

Poashtu edhe dëshmitarja e radhës, Z.H, ka qëndruar pranë deklarimit të mëparshëm të saj, duke theksuar se çdo vendim i cili lidhet me shërbyesit civil, miratohet nga bordi.

Në pamundësi për të vazhduar më tutje, seanca e radhës është caktuar me datën 20 mars.

Sipas aktakuzës së ngritur më 27 qershor 2022, Kreshnik Bajraktari akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar, si zëvendës i udhëheqësit ekzekutiv në Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore, duke e shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, në mënyrë të vazhdueshme nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që t’i shkaktojë dëm të dëmtuarit Isuf Koci.

Siç thuhet në aktakuzë i akuzuari Bajraktar në kundërshtim me vendimin e 9 shtatorit 2021, të marrë nga Njësia e Burimeve njerëzore në Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore, në bazë të cilit vendim i dëmtuari Koci është emëruar në pozitën e kategorisë së mesme drejtuese drejtor i Departamentit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Materiale, me koeficientin 10, i akuzuari në kundërshtim me vendimin dhe akt-emërimin AE.nr.04/2021 nuk e ka vendos të dëmtuarin drejtor të departamentit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Materiale në Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore dhe në listën e pagave  me koeficientin 10, por e ka dërguar në pozitën e divizionit me koeficient 9, edhe pse ka pas mundësi buxhetore me zbatu vendimin dhe me vendos në listën e pagës me koeficient 10.

Me ç‘rast, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Bajraktari i ka shkaktuar dëm të dëmtuarit Koci, në mënyrë të vazhdueshme për çdo muaj në vlerë prej 60.60 euro në muaj.

Me këtë, i akuzuari Bajraktari sipas aktakuzës në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, par 3, pika 1, lidhur me par.1 dhe nenit 77 të KPRK-së.

Ndërkaq, sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës, Bajraktari akuzohet se në cilësi të njëjtë nga data 14 shkurt 2022, e deri më tani refuzon të ekzekutojë vendimin e 10 janarir 2022, të nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, si dhe vendimin e Gjykatës së Apelit të datës 14 shkurt 2022 , me të cilat vendime obligohet i akuzuari  ta zbatojë vendimin e 17 majit 2021, të nxjerrë nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Me këtë, sipas aktakuzës i akuzuari Bajraktari akuzohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, nga neni 394, par 1, lidhur me nenin 77 të KPRK-së.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga Gentrit Kuqani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter