|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

‘Subvencionet 1’- Seanca e planifikuar për në Gjykatën e Gjilanit mbahet në Gjykatën Themelore të Prishtinës

Seanca e datës 08 Shkurt 2024 ishte paraparë të mbahej në Gjykatën Themelore në Gjilan, për arsye të mungesës së pajisjeve videolink, për të marrë kështu dëshminë e dëshmitarit të fundit Agron Krasniqi, që kishte lajmëruar edhe më herët Gjykatën se nuk ishte brenda vendit, por ishte i gatshëm për dhënien e dëshmisë. Megjithatë kësaj, seanca nuk ka pasur kushte të zhvillohej as në Gjykatën Themelore në Gjilan, andaj edhe ka vazhduar sot në Prishtinë. Trupi gjykues i përbërë nga Kujtim Krasniqi si kryetar, dhe Valon Kurtaj dhe Lutfi Shala, si anëtarë, për arsye të pamundësisë së prezencës së dëshmitarit Agron Krasniqi, kishte planifikuar një ndryshim të rrjedhjes së shqyrtimit gjyqësor, ashtu që sot të procedohej me prova materiale dhe në seancën tjetër të dëgjohej dëshmitari i lartpërmendur.

Megjithatë seanca e sotme vazhdoi në dëgjimin e propozimeve nga palët sëbashku me mbrojtësit e tyre. Propozimet rangonin ndër të tjera nga thirrja në cilësi të dëshmitarit të përfaqësuesit të kompanisë “Bio-Q-Check”, me seli në Athinë, Greqi; nxjerrja e ekspertizës grafologjike për vëertetimin e nënshkrimit të Sali Statovcit në certifikatat e lëshuara për ndryshimin e kulturës; thirrja në cilësi të dëshmitarit A.I; thirrja në cilësi të dëshmitarit F.K, thirrja në cilësi të dëshmitarit F.SH; kërkimi i një mendimi ligjor nga Ministria e Bujqësisë – Agjencioni për Zhvillimin e Bujqësisë – Departamenti i bujqësisë organike, lidhur me fermerët që kanë apliku për subvencione dhe që kanë pas në posedim certifikata në konvertim dhe të drejtën e tyre lidhur me përfitimin në këto subvencione, e deri tek administrimi i vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me periudhën në vitin 2020, për ndalimin e lëvizjes.

Prokurori i rastit Rafet Halimi, paraqiti kundërshtimet e veta, ku në fokus lidhur me propozimin e parë shprehi panevojshmërinë e dëgjimit të përfaqësuesit të kompanisë “Bio-Q-Check”, me seli në Athinë, Greqi, sepse për këtë cështje Prokuroria Speciale në bazë të kërkesës tek kompania dhe përmes bashkëpunimit juridiko-ndërkombëtar, ka pranuar përgjigjen me vlerësimin se në disa nga certifikatat nuk përputhet sipërfaqja në mes të certifikatës së lëshuar nga “Bio-Q-Check” në Greqi dhe certifikatës së lëshuar nga i akuzuari Almir Abdurrahmani. Lidhur me paraqitjen e kësaj deklarate të kompanisë “Bio-Q-Check” nga Greqia, prokurori i rastit ka shprehur që në fillim të shqyrtimit gjyqësor, në procesverbal, ka njoftuar gjykatën se ka arritur përgjigjja nga autoritetet Greke, megjithatë e njëjta ende nuk ishte prezentuar si provë.

Lidhur më propozimet e lartpërmendura, trupi gjykues ka refuzuar të gjitha propozimet ku në propozimin lidhur me qëndrimin e kompanisë në Greqi, ka arsyetuar se ka përgjigje të siguruar përmes bashkëpunimit juridik ndërkombëtar lidhur me qëndrimin e kompanisë “Bio-Q-Check”. Ekspertiza grafologjike e kërkuar u vlerësua si e panevojshme, ka shprehur Gjykata, sepse Sali Statovci nuk akuzohet për falsifikim dhe nënshkrim të certifikatave.

Propozim nga palët ishte edhe administrimi i vendimit të Komunës së Istogut për identifikimin e pronave komunale dhe formimin e komisionit prej katër (4) anëtarëve (dy nga Drejtoria e për Bujqësi dhe Pylltari dhe dy nga Drejtoria Kadastrale e Komunës së Istogut), si dhe vendimi për ndalimin për aplikim për subvencione në prona komunale, e që për këtë gjykata ka shprehur që pasi të merr të dhëna të sakta, do t’i vlerësoj dhe do të vendos lidhur me këto prova.

Përkundër planifikimit të ndryshimit të agjendës, Trupi Gjykues ka procedura me agjendë të vjetër dhe ka ndërprerë seancën e sotme me arsyetimin se dëshmitari Agron Krasniqi nuk është present dhe arsyet e tij i ka shprehur. Njëkohësisht ka anuluar seancën e datës 9 Shkurt 2024, dhe seancat e radhës ka caktuar më datë 2 dhe 25 Prill 2024, të dyja këto në ora 09:30.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa tëvërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Rina Murseli

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter