|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon mbajtja e seancës për rastin e falsifikimit të dokumenteve në‘FIEK’

                                                                                                  

Gjykimi për rastin e Ardian Jonuzaj dhe Agron Limani, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Marrje Rryshfeti dhe Falsifikim të dokumenteve zyrtare (Ardian Jonuzaj) dhe Dhënie Rryshfeti dhe Falsifikim të dokumenteve (Agron Limani), ishte paraparë të mbahej sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, më datë 12 Shkurt 2024.

Me fillimin e kësaj seance, trupi gjykues i përbërë nga Alltëne Murseli (kryetare), Gazmend Bahtiri dhe Gëzim Ademi, ka konstatuar se prezent kanë qenë vetëm i akuzuari Ardian Jonuzaj me të mbrojturin e tij, Avokat Afrim Salihu. Ndërsa i akuzuari i dytë, Agron Limani sëbashku me mbojtësin e tij nuk ishin prezent, përkundër që ishin lajmëruar për seancën e sotme përmes procesverbalit të seancës së kaluar. Mbrojtësi i të akuzuarit të dytë, përmes parashtresës kishte lajmëruar gjykatën se e revokon autorizimin e tij lidhur me mbrojtjen e Agron Limanit me arsyetimin se të njëjtit nuk kanë gjet gjuhë të përbashkët. Gjykata i morri parasysh rrethanat dhe vendosi në ndërprerjen e seancës së sotme, për arsye se për të njëjtën nuk ishin plotësuar kushtet.

Seancën e radhës e caktoi më datë 27 Mars 2024, në ora 13:10.

Në bazë të aktakuzës së ngritur më datë 29.03.2019, nga Prokurorja e Shtetit Dulina Hamiti, Ardian Jonuzaj akuzohet për veprat e lartpërmendura sepse në cilësinë e personit zyrtar të shërbimit të studentëve në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (tutje referuar si “FIEK”), ka keqpërdorur pozitën e tij me qëllim që vetit të i sjellë përfitim të kundërligjshëm në atë mënyrë që më datë 20.03.2018, ka pajisur të akuzuarin e dytë Agron Limani, me dy certifikata të falsifikuara dhe atë me certifikatën e notave me nr. ref.1027/18 dhe certifikatën e Diplomës Bachelor nga Inxhinieria Elektrike me numër protokolli 998/18. Është vërtetuar se të njëjtat nuk ishin lëshuar në mënyrë të rregullt në bazë të verifikimit në librin e protokollit dhe nuk ishin regjistruar. Për certifikatat e lëshuara, i akuzuari i parë, Ardian Jonuzaj, ka marrë shumën prej 5,000.00 (pesë mijë) Euro, nga i akuzuari i dytë. Ndërsa i akuzuari i dytë, Agron Limani, për veprat e lartcekura, është akuzuar sepse si student i FIEK-ut, i ka dhënë rryshfet në shumën prej 5,000.00 (pesë mijë) Euro, të akuzuarit të parë Ardian Jonuazaj, si kompensim me qëllim që të pajisej me dy certifikatat e cekura më lart. Mirëpo, vlen të ceket se i njëjti nuk ka arritur të pajiset me diplomë, me c’rast ishte përjashtuar përgjithmonë nga FIEK në Universitetin e Prishtinës.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Rina Murseli

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter