|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet shqyrtimi gjyqësor në rastin e ish-noterit për Keqpërdorim të detyrës zyrtare


Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda, ka vazhduar shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarit Sinan Visoka- ish noter si dhe të akuzuarit Lirim Mustafa.

I akuzuari Sinan Visoka, po akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autorietit zyrtar” si dhe veprën penale “Mashtrimi”, të cilën e ka kryer në bashkryerje me të akuzuarin Lirim Mustafa. Seanca ka vazhduar me administrimin e provave të propozuara nga seanca e kaluar.

Kryetarja e trupit Gjykues, Sulltane Hoti, në vazhdim të seancës theksoi se konsiderohen të aprovuara provat të cilat janë propozuar në seancën e fundit. Mbrojtësi i të akuzuarit, Lirim Mustafa, avokat Arsim Bilalli për shkaqe të tij shëndetsore nga trupi gjykues kërkoi që seanca e sotme të ndërpritet dhe në afatin më të shkurt të cakohet seanca e radhës.  

Në rrjedhë të kësaj, trupi gjykues morri aktvendim me të cilin e aprovoi kërkesën e avokatit Bilalli dhe e ndërpreu seancën, ndërsa seanca e radhës u caktua të mbahet me datë 15 mars nga ora 09:30.

Në seancën e sotme ishte e paraparë që të paraqitej mbrojtja e të akuzuarve. Ndryshe sipas aktakuzës, i akuzuari Sinan Visoka, në cilësin e noterit, me datë 15 shkurt 2016, kishte përpiluar aktvendim mbi shqyrtimin e trashigimsë pa prezencën e trashëgimtarëve ligjor.

I akuzuari Sinan Visoka, akuzohet se i njëjti kishte shpallë trashëgimtar ligjor, nipin e të ndjerit R.M, tani të akuzuarin Lirim Mustafa, kështu duke ia mohuar të drejtën e trashigimisë ligjore të dëmturave, të cilëve iu janë shkaktuar edhe dëm pasuror.

Tutje, i akuzuari Lirim Mustafa, në këtë aktakuzë, akuzohet se duke paraqitur fakte të rreme, në mënyrë mashtruese dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, i’u kishte shkaktuar dëm pasuror të dëmtuarave.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter