|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dy nga dhjetë të akuzuarit pranojnë fajësinë në rastin e njohur si ‘Subvencionet IV’

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar ndaj tetë zyrtarëve dhe dy qytetarëve të akuzuar për korrupsion dhe mashtrim me subvencione, në rastin e njohur si “Subvencioni IV”.

Në seancën e sotme prezente nuk ishte përfaqësuesja e Avokaturës Shtetërore, Aida Aliu, e cila e ka njoftuar gjykatën për mungesën e saj.

Në fillim të seancës, gjyqtari i rastit Mentor Bajraktari deklaroi se gjykata ka pranuar parashtresë për marrëveshje për pranimin e fajësisë në mes të akuzuarit Bajram Gashi, si dhe prokurorit special Rafet Halimaj, meqë rast e njëjta ka të meta për shkak të mospërcaktimit si rekomandim sipas ligjit në fuqi edhe të dënimit me gjobë, por vetëm përfshirjen e dënimit me burgim deri 6 muaj, siç ceket në marrëveshje.

Si rrjedhojë e kësaj prokurori special Halimaj me deklarimin se ka ndodhur një gabim teknik, poashtu i akuzuari me mbrojtësin Shemsedin Thaqi u tërhoqën nga marrëveshja për pranimin e fajësisë.

Pas leximit të aktakuzës, të akuzuarit Gjon Musolli dhe Halit Berisha u deklaruan fajtor për veprat penale që ju vihen në barrë, ndërsa të akuzuarit tjerë u deklaruan të pafajshëm.

Në këtë rrjedhë, prokurori Halimaj paraqiti rrethanat lehtësuese dhe rënduese, duke kërkuar nga gjykata të i merr parasysh të gjitha për dy të akuzuarit që pranuan fajësinë.

Në fund të seancës gjyqtari Bajraktari me aktvendim pranoi fajësinë e të akuzuarve Gjon Musolli, për shkak të veprës penale ‘Dhënie ryshfeti’ në vazhdimësi, nga neni 422, par.2, lidhur me nenin 77 të KPRK-së dhe veprës penale ‘Ushtrim i ndikimit’ nga neni 424, par.2 të KPRK-së dhe veprës penale ‘Mashtrim me subvencione’ nga neni 324, par.3 lidhur me par.1 e lidhur me nenin 77 të KPRK-së, si dhe ndaj të pandehurit Halit Berisha për shkak të veprës penale ‘Dhënie ryshfeti’ nga neni 422, par.2 të KPRK-së dhe veprës penale ‘Mashtrim me subvencione’ nga neni 324, par.1 të KPRK-së, duke veçuar poashtu procedurën penale ndaj dy të akuzuarve të lartëcekur.

Ndërsa shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarve Musolli dhe Berisha u caktua për datën 16 shkurt 2024, nga ora 09:00.

Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria e Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), thuhet se të akuzuarit në këtë rast janë: Hasan Maxharraj, Luan Statovci, Berat Nika, Sabit Shkodra, Musa Nivokazi, Bajram Gashi, Pajtim Krasniqi, Halit Berisha, Gjon Musolli dhe Lulzim Hajdaraj

Sipas aktakuzës së ngritur nga PSRK-ja, 10 të akuzuarit të gjithë së bashku dyshohet se kanë kryer veprat penale “Marrje ryshfeti”, “Ushtrim ndikimi”, “Mashtrim në detyrë”, “Ndihmë në veprën penale marrje ryshfeti”, “Dhënie ryshfeti”, si dhe “Mashtrim me subvencione”.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter