|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shpallet aktgjykim fajësues ndaj ish-kryeshefit të KPM-së 

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është shpallur aktgjykim fajësues në rastin ku akuzohet për korrupsion ish-kryeshefi i Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Luan Latifi.

Sipas aktgjykimit të shpallur, ish-kryeshefi i Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Luan Latifi u dënua me 2 vite burgim për veprën penale ‘Marrje ryshfeti’, në të cilin do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.

Poashtu Latifi u dënua edhe me dënim me gjobë në shumën prej 5 mijë euro, e cila duhet të paguhet në afatin brenda 30 ditëve pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Përveç dënimit me burgim dhe dënimit me gjobë, gjykata i shqiptoi ish-kryeshefit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM) edhe dënim plotësues, ndalim i ushtrimit të funksionit publik në administratën publike ose shërbime publike në kohëzgjatje prej 3 vites pas plotëfuqishmërisë së aktgjykimit dhe mbajtjes së dënimit.

Ndërsa në emër të paushallit gjyqësor i akuzuari obligohet të paguaj shumën prej 100 euro, poashtu në emër të Fondit të Kompensimit të Viktimave të Krimit shumën prej 50 euro.

Aktakuza e ngritur më 15 shtator 2021, e ngarkon të akuzuarin Luan Latifi se në cilësinë e kryeshefit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM) dhe Arben Bilalli, në cilësinë e drejtorit të Administratës dhe Financave në KPM, gjatë qershorit 2021, kishin kërkuar dhe marrë ryshfet shumën prej 8 mijë euro nga i dëmtuari Elhami Haziri, pronar i kompanisë “Telkos”.

Në seancën e mbajtur më 25 korrik 2022, Bilalli kishte pranuar fajësinë, dhe ishte veçuar procedura ndaj tij, ndërsa Latifi ishte deklaruar i pafajshëm.

Për të akuzuarin Arben Bilalli, ish-drejtorin e Administratës të Komisionit të Pavarur për Media (KPM), gjykata ka shqiptuar dënim prej 140 ditë burgim efektiv dhe 12 mijë euro gjobë.

Në rastin ndaj Latifit, i njëjti akuzohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej një deri në tetë vjet.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter