|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviç

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special është mbajtur seanca e radhës në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviç, në rastin ku, Nedeljko Spasojeviq, Rade Basara, Silvana Arsoviq, Marko Rashiq, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq akuzohen për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Vrasje e rëndë”, si dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.


Fillimisht kryetari i trupit gjykues Valon Kurtaj, theksoi se provat të cilat janë listuar në aktin akuzues konstatohen si të lexuara, në rastin konkret nëse ka ndonjë vërejtje për ndonjëren nga provat do të konstatohet. Kurse, lidhur me propozimet e provave të reja, nga mbrojtja u propozua që të administrohet si provë raporti i Drejtorisë Regjionale në Mitrovicë, tutje lidhur me këtë propozim Trupi gjykues e aprovoi dhe e njeta u administrua si provë.

Tutje, lidhur me çështjen e pushimit vjetor të akuzuarit Rade Basara, në periudhën kohore në të cilën ka ndodhur vrasja, kryetari i trupit gjykues Valon Kurtaj, shtoi se është konfirmuar nga databaza e policisë se i njejti ka qënë në pushim gjatë asaj kohe.

Ndërsa, avokat Mahmut Halimi lidhur me prova të reja ka kërkuar që të administrohet si provë një foto-album i bërë nga i njejti dhe me këto foto do të shihet qartë se dëshmia e dëshmitarit lidhur me përshkrimin e kësaj rruge është e kundërt. Por, lidhur me këtë propozim gjykata e refuzoi me arsyetimin se këtë gjë mund ta bëjë gjykata në mënyrë zyrtare dhe të bëhet krahasimi në mes se terenit dhe dëshmisë së dëshmitarit.

Tutje, mbrojtësi i të akuzuarit Nedeljko Spasojveiq, avokat Faruk Korenica, theksoi se nuk mund të vazhdohet me paraqitjen e mbrojtjes pasi që deklarata e marrë në prokurori ndaj të akuzuarit Nedeljko Spasojveiq, nuk ka qenë sipas proceduarave dhe nuk i është përkthyer e po ashtu i pandehuri nuk e ka ditur se cfarë është shkruar në procesverbal. Ky qëndrim u mbështet nga të gjithë avokatët.

Në rrjedhë të kësaj, trupi gjykues morri aktvendim me të cilin e aprovoi kërkesën e mbrojtjës dhe në të njejtën kohë e obligoi prokurorinë speciale që shkresat të cilat janë të pa përkthyera të përkthehen dhe të vazhdohet në seancën e radhës me paraqitjen e mbrojtjes së të pandehurve.

Seancat e radhës do të mbahen me datë: 13 dhe 26 mars dhe 15 prill nga ora 09:30.

Nryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës, të ndryshuar më datë 10.11.2020, Nedeljko Spasojveiq, Rade Basara, Silvana Arsoviq dhe Marko Rashiq akuzohen për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Vrasje e rëndë”,

Për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” po akuzohet Dragisha Markoviq, i cili po ashtu akuzohet se në bashkëkryerje me të pandehurin tjetër Zharko Jovanoviq ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Ndërsa ndaj Zharko Jovanoviqit dhe Nedeljko Spasojeviqit rëndon edhe vepra penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Në përshkrimin faktik të aktakuzës thuhet se të akuzuarit në bashkëveprim ndërmjet veti, me qëllim te shtrirjes së kontrollit në pjesën veriore të Mitrovicës si në jetën politike dhe ekonomike dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar, kanë vepruar me dashje dhe dijeni për të kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Aktakuza pretendon se secili nga te pandehurit ditën kritike kur edhe ka ndodhur vrasja e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq kanë kryer veprime inkriminuese konkrete për qëllim të grupit në fjalë, me ç‘rast si pasojë e veprimeve të këtij grupi kriminal të organizuar ka ardhur deri te vrasja e tij.

Për këtë rast, gjinden në arrati M.R., Z.V. dhe Zh.B, për të cilët prokuroria ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar dhe të cilët dyshohet të kenë qenë udhëheqësit e këtij grupi kriminal.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter