|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shtyhet seanca për ‘Keqpërdorim dhe mashtrim me Prokurim Publik’

Sot, më datë 20 Shkurt 2024, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ishte paraparë të mbahej seanca për të akuzuarin lidhur me Keqpërdorim dhe mashtrim me prokurim publik, Liman Buzoku.

Në bazë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria e Shtetit, më datë 30 Dhjetor 2021, Liman Buzoku, është akuzuar për veprën e lartpërmendur sepse i njëjti në vitin 2021, në Komunën e Drenasit, me vetëdije ka shkelur rregullat e prokurimit publik gjatë ofertës për dhënien e kontratës së prokurimit publik, duke paraqitur kështu dokumentacion të rremë. E tërë kjo me qëllim të mashtrimit në procedurat e prokurimit publik dhe të ndikimit në vendimin e autoritetit kontraktues. Në pozitën e Drejtorit të Kompanisë “Matkos Pharm”, i akuzuari ka ofertuar me dokumentacion të falsifikuar në Aktivitetin e Prokurimit  për “Furnizim me barëra dhe material shpenzues mjekësor”, dhe kishte ofertuar referencat si në vijim: Referencë nga “Trident” Sh.p.k, Referencë QKMF – Suharekë, Referencë nga “Tosi” Sh.p.k, “Lika Pharmacy”, “Liri-Med” Sh.p.k, “Nesa Denta”, “Smart Pharm”, “Valerina”, “Gega Pharm”, “Cani Dent” dhe “Shemo”. Kompania “Matkos Pharm” ishte shpërblyer me kontratë në vlerë prej 68,938.50 Euro, mirëpo gjatë kohës së pritjes së kalimit të afatit të ankesave, rrjeti i OJQ-ve, “Avonet”, ka njoftuar Komunën e Drenasit se lidhur me këtë Aktivitet të Prokurimit, operatori ekonomik “Matkos Pharm”, dyshohet se ka paraqitur dokumentacion të falsifikuar, ku edhe pas verifikimit, ishte vërtetuar ashtu. Anulimi i tenderit ishte bërë si rezultat i kësaj. Në aktakuzë, si propozim nga Prokuroria është dëgjimi i 12 dëshmitarëve, ku edhe në seancën e sotme ishte paraparë dëgjimi i 3 dëshmitarëve të parë F.K, B.P dhe M.G.

Megjithatë, seanca e sotme është shtyer për shkak të mos prezencës së të akuzuarit, sepse për të njëjtin Gjykata nuk posedonte dëshmi se ishte ftuar në mënyrë të rregullt. Në rradhën e palëve që mungonin sot ishte edhe dëshmitari i tretë M.G. 

Seancën e radhës, Gjykata e caktoi më datë 19 Prill 2024, në orën 09:00.

Shënim: I akuzuarit i përmendur në këtë postim konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Rina Murseli

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter