|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar, ku zyrtarët policorë Artan Thaqi, Agron Bejtullahu, Afrim Deda, Avdi Përolli, Benon Këpuska, Isa Ibrahimi, Kreshnik Arllati, Malë Berisha, Mehmet Manxhuka, Sami Hajdari, Shaqir Krasniqi dhe Uran Mati si dhe doganierët Enis Turtulla dhe Senad Zherka, po akuzohen për veprën penale Marrje ryshfeti.

Fillimisht, gjyqtari Lutfi Shala ka konstatuar prezencën e palëve në procedure, respektivisht prokurores Habibe Salihu, të akuzuarve dhe mbrojtësve të tyre.

Pasi që aktakuza është konstatuar si e lexuar, të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për veprat penale që iu vihen në barrë.

Në koherencë të kësaj, gjyqtari Shala i ka njoftuar të akuzuarit se në afat prej 30 ditësh, kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Sipas aktit akuzues, të akuzuarit-zyrtarët policorë u kishin mundësuar qytetarëve hyrje-daljen në pikën kufitare të lartcekur pa iu nënshtruar fare procedurave ligjore në fuqi në kundërshtim me kushtet për hyrjen në Kosovë që lidheshin me masat kundër Pandemisë Covid-19.

Kurse, dy doganierët Zherka dhe Trutulla me qëllim të përftimit të kundërligjshëm kishin vepruar në kundërshtim me Kodin Doganor dhe Akcizave të Kosovës, duke lejuar hyrjen mallrave të ndryshme pa iu nënshtruar mbikëqyrjes doganore.

Me këto veprime 14 të akuzuarit po ngarkohen se kanë kryer veprën penale në vazhdim “Marrje Ryshfeti” në bashkëkryerje nga neni 421 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 lidhur me nenin 31 dhe nenin 77 paragrafi 1, paragrafi 1.2, 1.3, 1.4, 1.5 dhe paragrafi 5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Gentrit Kuqani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter