|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e të akuzuarve për Krim të organizuar

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ku të akuzuar janë Lorik Jashari, Kadri Mustafa dhe Naman Pacolli, të cilët akuzohen për veprat penale “Krimi i organizuar”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Shpërlarja e parave”.

Sa i përket të pandehurve Xh.M, dhe M.G, është pushuar procedura penale, për shkak se të njëjtit kanë vdekur. Fillimisht, gjyqtari Valon Kurtaj ka konstatuar prezencën e palëve në procedurë.

Për shkak se i akuzuari Kadri Mustafa, nuk ka angazhuar mbrojtës, gjyqtari Kurtaj ka konstatuar se nuk ka kushte për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor. Në këto rrethana, seanca e radhës është caktuar me datën 2 maj, 2024.

Ndryshe, sipas aktakuzës, gjatë vitti 2007-2011, grupi i organizuar kriminal, ne krye me të pandehurin Lorik Jasharin pasi qe i ka udhëzuar dhe ndihmuar ne regjistrimin e bizneseve : si i pandehuri Kadri Mustafa ka regjistruar biznesin “Flaka Com”, Xh.M, ka regjistruar biznesin “Loni Com” dhe M.G ka regjistruar biznesin “Vilka Com” me ndihmën dhe këshillat e te pandehurit Lorik Jashari dhe atë prej filllimit me qëllim që të merren me aktivitet kriminal përmes këtyre kompanive dhe atë për përfitime materiale në mënyrë tê kunderligishme duke përpiluar fatura fiktive gjoja se është bërë shitblerja e mallrave konkrete të cekura si në fatura, gjoja se kanë importuar mallra të ndryshem, gjoja se kanë shitur mallin, pastaj gjoja se kanë bërë shërbime të ndryshme, pastaj gjoja se kanë bërë transaksione bankare me përshkrime të ndryshme, me këtë kanë dëmtuar buxhetin e konsoliduar tê Kosovës, në shumë prej  198.707.17 euro.

Me këto veprime, Prokuroria i ngarkon të akuzuarit se kanë kryer veprën penale “Krim i Organizuar”.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Gentrit Kuqani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter