|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet seanca e radhës në rastin e njohur si ‘Veteranët’


Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda, janë dëgjuar 5  dëshmitarë në rastin e njohur si Veteranët, ku Agim Çeku së bashku me Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Çelë Gashi, Shukri Buja, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari dhe Ahmet Daku, akuzohen se në bashkëkryerje kanë Keqpërdorur pozitën zyrtare. Seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit të parë M.B

Dëshmitari M.B nga zona e Nerodimës, në pozitën e zëvendësit të Brigadës, lidhur me pjesëmarrjen e tij në procesin e verifikimit të veteranëve theksoi se kishte marrë pjesë dhe më pas ishin ftuar në objektin e Qeverisë për verifikimin e listave.

Lidhur me Komisionin Qeveritar të themeluar nga Qeveria për verifikimin e aplikacioneve dëshmitari shtoi se i kujtohet se ka ekzistuar një komision por nuk i kujtohet ndonjë detaj tjetër për të.

Me rastin e vlersimit të aplikacioneve, në poztiën e zëvendës komandantit, dëshmitari theksoi se nuk ka pasur mundësi t’i njohë të gjithë luftëtarët dhe rrjedhimishtë nuk kishte njohuri për të dhënat e secilit aplikues.

Dëshmitari i dytë, I.R, nga zona e Nerodimës, Komandant i Brigadës, sa i përket rrjedhës së procesit theksoi se kishte marrë pjesë në verifikimin dhe takimet i kishin mbajtur në objektin e Qeverisë. Kurse lidhur me përmbajtjen, dëshmitari shtoi se i kujtohet përmbajtja e të dhënave gjenerale.

Ndërsa, lidhur me numrin e nënshkrimeve në një aplikacion, dëshmitari theksoi se në cilësin e Komandantit kur ka pasur raste të cilat kanë pasur më pak se dy nënshkrime të njejtat nuk i ka nënshkruar. Kurse, përgjatë shqyrtimit të aplikacioneve dëshmitari theksoi se nuk i kujtohet ndonjë rast se aplikuesi në kohën e luftës ka qenë i mitur.

Dëshmitari i tretë, S.N, në cilësin e Komandatit të Brigadës, theksoi se lidhur me procesin e verifikimit kishte shkuar në objektin e Qeverisë për të punuar rreth verifikimit të listave.
Tutje, dëshmitari shtoi ndër tjera se, gjatë shqyrtimit kanë bërë ndarjen në mes të veteranëve pjestarë dhe pjesëmarrës. Ndërsa, me rastin e aplikacioneve të cilat nuk ishin të nënshkruara dëshmitari theksoi se, të njejtat i kishin konsideruar si të refuzuara.

Dëshmitari i katërt, M.L, Kryetar i Shoqatës së Veteranëve në degën e Kamenicës, lidhur me verifikimin e listave të veteranëve në rajonin e tij theksoi se kishte qenë përgjegjës për Brigadën dhe shtoi se nga Komisioni Qendror kishin pranuar aplikacionet dhe pas plotësimit nga aplikantët i kishin dorzëzur në objektin e Qeverisë. Përgjatë procesit të verifikimit, dëshmitari theksoi se janë bazuar në atë se cka është shkruar në aplikacion.

Dëshmitari i pestë, A.B, i cili në kohën e luftës ishte i mitur theksoi se kishte marrë pjesë në luftë dhe i njejti shtoi se ka qenë në zonën e Shalës. Tutje, dëshmitari theksoi se herën e parë pasi ishte paraqitur nuk ishte pranuar me arsyetimin se në atë kohë ishte 16 vjec.

Kurse, lidhur me pjesëmarrjen e tij dëshmitari theksoi se kishte gënjyer për moshën e tij dhe dëshira e tij e vetme kishte qenë që të ishte pjesë e UÇK. Ndërsa, sa i përket rolit të tij përgjatë luftës, dëshmitari theksoi se kishte qenë ushtarë i armatosur. Seancat e radhës do të mbahen me datë: 29 shkurt dhe 1 mars nga ora 09:30.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, me 16 prill 2021, kishte shpallur aktgjykim lirues në rastin “Veteranët”, por, Gjykata e Apelit – Departamenti Special, më 21 mars 2022, kishte aprovuar si të bazuar ankesën e PSRK-së ndërsa kishte anuluar aktgjykimin e themelores, duke vendosur që lënda të kthehet në rigjykim dhe vendosje.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të datës 13 shtator 2018, e përmirësuar më datë 7 dhjetor 2018, Agim Çeku së bashku me Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Çelë Gashi, Shukri Buja, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari dhe Ahmet Daku, gjatë intervalit kohor nga data 28.10.2011 e deri me datë 30.01.2017 në Prishtinë, në objektin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar’.

Të njëjtit në cilësinë e anëtarëve të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë njohjen e statusit të Veteranit Luftëtar, personave të cilët nuk i kanë takuar kësaj kategorie.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter