|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Besim Haxhijaha i cili po akuzohet për veprën penale Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar.

Në fillim të shqyrtimit, kryetari i trupi gjykues Drilon Haraçia bëri të ditur se e dëmtuara/dëshmitarja M.O është planifikuar të dëgjohet në këtë shqyrtim gjyqësor por e njëjta nuk është e pranishme, gjykata ka lëshuar urdhëresë stacionit policor të Rahovecit për dorëzimin e ftesës mirëpo nga familjarët e të dëmtuarës janë njoftuar se nuk mund të marr pjesë në seancë pasi që është duke pritur ta marr shtetësinë sllovene dhe se në Kosovë do të vijë në korrik të këtij viti.

Po ashtu gjykata si palë të dëmtuar e ka cilësuar edhe Qeverinë e Kosovës, ku të njëjtit i ka njoftuar lidhur me procedurën që është duke u zhvilluar, përfaqësuesi i avokaturës shtetërore B.K  ka njoftuar që nuk mund të marrin pjesë në këtë seancë pasi që kanë caktuar disa lëndë në gjykatën themelore në Prishtinë, miërpo kanë theksuar se mosprezenca e tyre nuk do të jetë pengesë për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor dhe nëse i akuzuari shpallet fajtor do të kërkojnë kompensim.

Kështu që prokurorja e shtetit Dëshire Jusaj  i ka propozuar gjykatës që kjo seancë të ndërpritet dhe e njëjta të shtyhet për një datë tjetër, ku dhe do të bëhet përpjekje nga ana e prokurorisë që të sigurojnë një mënyrë të komunikimit me të dëshmitaren M.O dhe e njëjta të dëgjohet përmes videolinkut.

Kështu që gjykata mori aktvendim me të cilin e ka ndërprerë seancën dhe të njëjtën e ka caktuar me datë 04.04.2024.

Kujtojmë që sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, më 9 gusht 2023, aktakuzë ndaj të pandehurit Besim Haxhijaha, ku sipas aktakuzës, i pandehuri Besim Haxhijaha, në korrik 2021 deri në prill 2022 në cilësinë e sportelistit të Postës së Kosovës – Dega në Rahovec, ka tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër apo ti shkaktojë dëm pasuror personit tjetër, kundërligjshëm i ka dhënë asistencën sociale personit tjetër N.N në emër të M.O nga fshati Petkoviç, Komuna e Rahovecit, por me banim në Slloveni. Tutje në aktakuzë thuhet se, në atë mënyrë nga i pandehuri, personi N.N ka tërhequr trembëdhjetë asistenca sociale në shumë të përgjithshme prej 1 mijë e 596 euro, dhe atë në dhjetë fletëpagesat e postës. Ashtu që i pandehuri Haxhijaha me veprimin e tij të kundërligjshëm, në emër të të dëmtuarës M.O, buxhetit të Republikës së Kosovës-Ministrinë për punë, Mirëqenie sociale dhe Transfere i shkakton dëm materiale në vlerë të përgjithshme prej 1 mijë e 596 euro.

Me këto veprime, i pandehuri Haxhijaha akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

Shënim: I akuzuari i përmendur në këtë postim konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter