|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet seanca në rastin e zyrtarit policor të akuzuar për veprën penale ‘Marrje ryshfeti’

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin ndaj të akuzuarit Sabri Shabani për veprën penale ‘Marrje ryshfeti’.

Në seancën e sotme, njëjtë si në shqyrtim fillestar, i akuzuari Shabani përsëri u deklarua i pafajshëm për veprën penale për të cilën akuzohet.

Ndërsa në mungesë të dëshmitarit F.R, i cili sipas raportit policor gjendet në Gjermani, deklarata e tij me propozim të palëve në procedurë u konsiderua e lexuar.

Në vazhdim të seancës, prokurori i rastit Armend Hamiti prezantoi provat e këtij rasti.

Tutje, i akuzuari Shabani paraqiti mbrojtjen e tij, ku në pyetjet e mbrojtësit të tij, avokatit Flamur Bllacaku u deklarua lidhur me rastin e ndodhur me të akuzuarin tjetër Hajdar Dili.

I njëjti deklaroi se patentë shoferin i’a ka marrë të akuzuarit tjetër Hajdar Dilit me qëllim të verifikimit nëse i njëjti ka qenë i kërkuar dhe nëse e ka të konfiskuar patentë shoferin.

Në fund të seancës, në pyetjet e gjyqtarit Gazmend Bahtiri, si anëtar i trupit gjykues, lidhur me atë se si i shpjegon i akuzuari Shabani pretendimet e të akuzuarit tjetër Hajdar Dili dhe arsyetimin e tij i cili e ka pranuar fajësinë dhe ka marrë dënimin dhe ka pohuar se ka dhënë ryshfet, i akuzuari Shabani deklaroi se nuk ka kurrfarë shpjegimi për këtë, por që atij nuk i është dhënë asgjë.

Kujtojmë se në seancën e datës 23 tetor 2023 ishte veçuar procedura ndaj të akuzuarit Sabri Shabani, pasi që kishte munguar në seancë dhe i pandehuri tjetër Hajdar Dili kishte pranuar fajësinë për veprën penale ‘Dhënie ryshfeti’.

Seanca e radhës u caktua për datën 12 mars 2024, nga ora 13:30, ku do vazhdohet me fjalën përfundimtare të palëve.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore, i pandehuri Sabri Shabani, akuzohet se ka kryer veprën penale ‘Marrje ryshfeti’ nga neni 421, par.2 të KPRK-së, në atë mënyrë që më datë 28 prill 2022 në cilësi të personit zyrtar si zyrtar policor dhe kolegu i tij Fisnik Rakoci ishin duke u marrë me një aksident trafiku, i pandehuri Sabri Shabani e ndalon autobusin me targa 01-599-QQ të kompanisë ‘Dita’ gë ishte duke qarkulluar në linjën e rregullt Prishtinë-Poduievë e të cilin autobus ishte duke e drejtuar Ruzhdi Dili dhe ua merr librezën e qarkullimit të autobusit të markës Setra, me pretendim se kanë kryer kundërvaitie në trafik duke hyrë në semaforë të kuq dhe nuk i kanë respektuar urdhrat e personit zyrtar. Në këtë rast i dyshuari Sabri Shabani duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të tij me qëllim që të përfitoj cfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër në atë mënyrë që i pandehuri Sabri Shabani i vetëdijshëm për veprën e vet dhe duke e dëshiruar kryerjen e saj, në cilësi të personit zyrtar si zyrtar policor, me datën 28 prill 2022 në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes telefonit duke e telefonuar të pandehurin Hajdar Dili kishte kërkuar ryshfet shumën prej 50 € (pesëdhjetë eurove) për vete me qëllim që të pandehurit Hajdar Dili të ja kthente librezën e qarkullimit të autobusit, e ku i dyshuari Sabri Shabani me date 28 prill 2022 para Stacionit Policor Veriu në Prishtinë ja dorëzon të pandehurit Hajdar Dili në kundërvlerë prej 50 eurove librezën e qarkullimit të autobusit të markës Setra 315 me targa pronë e kompanisë Dili.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter