|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohet dëshmitarja e radhës ndaj të akuzuarit për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka vazhduar dëgjimi i dëshmitares ndaj të akuzuarit Avni Morina i cili po akuzohet se ka kryer veprës penale keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar.

Në fillim të shqyrtimit, kryetari i trupi gjykues Ilir Rashkaj bëri të ditur se dy dëshmitarët që është planifikuar të dëgjohen në këtë shqyrtim gjyqësor njëri nga ta nuk është i pranishëm pasi që sipas njoftimit të policisë të datës 07.03.2024 dëshmitari R.K gjendet në Gjermani, ndërsa dëshmitarja M.G është e pranishme.

Kështu që në fund gjyqtari Rashkaj tha se për sigurimin e pranisë së dëshmitarit R.K, gjykata do të urdhërojë Stacionin Policor të Kosovës për sjellje me detyrim.

Kështu që është vazhduar me dëgjimin e dëshmitares M.G, e cila ndër të tjera ka deklaruar se, me 21 shtator 2021 e ka filluar punën si mësimdhënëse në shkollën ‘’Selajdin Mullabazi-Mici’’ në Rahovec, ku në këtë shkollë ka kaluar me transfer pasi që ka bërë kërkesën në DKA, dhe ka theksuar që ka punuar dhe punon si zëvendësuese. Ku në fillim të punës dëshmitarja pohon se ka zëvendësuar mësimëdhënësin R.K dhe të njëjtin e ka zëvendësuar diku rreth 1 vit.

Prokurorja e Shtetit Ardita Beqiraj dëshmitaren M.G e ka ballafaquar me deklaratën e saj të dhënë në prokurori të datës 28.09.2022, në pyetjen se ‘’sa orë mësimi i keni në shkollën ’Selajdin Mullabazi-Mici’’, përgjigja  ‘’vitin e kaluar e kam pas normën e plotë, ndërsa këtë vit i kam 10 orë edukatë fizike’’. Dëshmitarja lidhur me këtë ka deklaruar se, vitin e dytë 10 orë edukatë fizike i ka marr një mësimdhënës tjetër.

Pas dëgjimit të dëshmitares, Prokurorja e Shtetit ka propozuar gjykatës se meqenëse nuk është dëshmitari R.K, e ku e konsiderohet si dëshmitar kyç në këtë çështje, kjo seancë të ndërpritet këtu dhe të caktohet për një datë tjetër, dhe të merren masat për sigurimin e prezencës së tij në shqyrtim gjyqësor.

Trupi gjykues pas këshillimit mori aktvendim me të cilin e aprovoi propozimin e prokurores së shtetit ashtu që shqyrtimi i sotëm të ndërpritet, caktohet me datë 23.04.2024. Gjykata gjithashtu bëri të ditur se do të urdhëroj Policinë e Kosovës për sjelljen me detyrim të dëshmitarit R.K.

Kujtojmë që sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë të ngritur me datë 28.03.2023, me të cilën akuzohet Avni Morina, i cili në cilësinë e drejtorit në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Rahovecit përdor autorizimin e tij në mënyrë të kundërligjshme nga janari deri në qershor të vitit 2021, duke i shkelur seriozisht të drejtat dhe duke i shkaktuar dëm të dëmtuarës Xh.H dhe buxhetit të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që, i njëjti në zyren e tij i mundëson profesorit R.K dhe të dëmtuarës Xh.H të nënshkruajnë një marrëveshje-deklaratë të përbashkët ku të njëjtën e e vërteton me vulën zyrtare, ku R.K përfiton që të marr pagën e plotë mujore pa dal fare në punë, ndërsa gjatë kësaj periudhe e dëmtuara sipas marrëveshjes së lartcekur e zëvendëson profesorin R.K pa përfillur procedurat ligjore për rekrutim, dhe pa ndonjë kontratë pune mban 26 orë mësimore, ku në muajin janar dhe shkurt nuk paguhet fare, ndërsa nga muaji mars e deri në muajin qershor, e dëmtuara paguhet në mënyrë private nga veq profesori R.K në shumë prej 250€, 

Me çka ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga nenin 414 par.1 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter