|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dënohen me burgim dhe gjobë dy të akuzuarit në rastin ‘Subvencioni IV’

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është shpallur aktgjykim dënues ndaj dy të akuzuarve Gjon Musolli dhe Halit Berisha, të akuzuar për korrupsion dhe mashtrim me subvencione, në rastin e njohur si “Subvencioni IV”.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtari Mentor Bajraktari, i akuzuari Musolli dënohet me dënim unik me 2 vjet e 6 muaj burgim, poashtu dënim me gjobë në shumën prej 4 mijë euro.

Ndaras sipas veprave penale për të cilat akuzohet, Musolli u dënua për “Dhënie ryshfeti” në vazhdimësi, me 1 vit burgim dhe 3 mijë euro gjobë, për veprën penale “Ushtrim ndikimi” 10 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë, ndërsa për “Mashtrim me subvencione” në vazhdimësi, me 1 vit burgim.

Ndërsa i akuzuari tjetër, Halit Berisha për “Dhënie ryshfeti” u dënua me 6 muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë, kurse për “Mashtrim me subvencione” 10 muaj burgim.

Dënimi unik për të akuzuarin Berisha u caktua me 1 vit burgim, si dhe gjobë në shumën prej 3 mijë euro.

Kujtojmë se dy të akuzuarit kishin pranuar fajësinë në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 12 shkurt 2024, meqë rast ishte veçuar procedura ndaj tyre.

Ndërkaq, sipas aktakuzës, Gjon Musolli akuzohet për për shkak të veprës penale ‘Dhënie ryshfeti’ në vazhdimësi, nga neni 422, par.2, lidhur me nenin 77 të KPRK-së dhe veprës penale ‘Ushtrim i ndikimit’ nga neni 424, par.2 të KPRK-së dhe veprës penale ‘Mashtrim me subvencione’ nga neni 324, par.1 lidhur me par.3 e lidhur me nenin 77 të KPRK-së, si dhe i pandehuri Halit Berisha për shkak të veprës penale ‘Dhënie ryshfeti’ nga neni 422, par.2 të KPRK-së dhe veprës penale ‘Mashtrim me subvencione’ nga neni 324, par.1 të KPRK-së.

Bashkë me dy të akuzuarit e lartëcekur, në rastin ‘Subvencionet IV’ akuzohen nga Prokuroria e Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), edhe: Hasan Maxharraj, Luan Statovci, Berat Nika, Sabit Shkodra, Musa Nivokazi, Bajram Gashi, Pajtim Krasniqi dhe Lulzim Hajdaraj, të gjithë zyrtarë publik, për kryerjen e veprave penale: “marrje ryshfeti”, “ushtrim ndikimi”, “mashtrim në detyrë”, “ndihmë në veprën penale marrje ryshfeti”.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter