|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dënohet me dënim me burgim dhe me gjobë zyrtari policor për veprën penale ‘Marrje ryshfeti’

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është shpallur aktgjykim dënues në rastin ndaj të akuzuarit Sabri Shabani për veprën penale ‘Marrje ryshfeti’.

Në aktgjykimin e shpallur nga gjyqtari Gëzim Ademi, i akuzuari Shabani u dënua me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 200 euro.

Konform Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të akuzuarit Shabani iu shqiptua edhe dënimi plotësues ‘ndalim i ushtrimit të funksionit në administratën publike ose shërbime publike’ në kohëzgjatje prej 2 viteve, pas mbajtjes së dënimit.

Në emër të paushallit gjyqësor i akuzuari obligohet të paguajë shumën prej 100 euro, ndërsa në emër të Fondit për Kompensimin e Viktimave të Krimit shumën prej 50 euro.

Kujtojmë se në seancën e datës 23 tetor 2023 ishte veçuar procedura ndaj të akuzuarit Sabri Shabani, pasi që kishte munguar në seancë dhe i pandehuri tjetër Hajdar Dili kishte pranuar fajësinë për veprën penale ‘Dhënie ryshfeti’.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore, i pandehuri Sabri Shabani, akuzohet se ka kryer veprën penale ‘Marrje ryshfeti’ nga neni 421, par.2 të KPRK-së, në atë mënyrë që më datë 28 prill 2022 në cilësi të personit zyrtar si zyrtar policor dhe kolegu i tij Fisnik Rakoci ishin duke u marrë me një aksident trafiku, i pandehuri Sabri Shabani e ndalon autobusin me targa 01-599-QQ të kompanisë ‘Dita’ gë ishte duke qarkulluar në linjën e rregullt Prishtinë-Poduievë e të cilin autobus ishte duke e drejtuar Ruzhdi Dili dhe ua merr librezën e qarkullimit të autobusit të markës Setra, me pretendim se kanë kryer kundërvaitie në trafik duke hyrë në semaforë të kuq dhe nuk i kanë respektuar urdhrat e personit zyrtar. Në këtë rast i dyshuari Sabri Shabani duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të tij me qëllim që të përfitoj cfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër në atë mënyrë që i pandehuri Sabri Shabani i vetëdijshëm për veprën e vet dhe duke e dëshiruar kryerjen e saj, në cilësi të personit zyrtar si zyrtar policor, me datën 28 prill 2022 në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes telefonit duke e telefonuar të pandehurin Hajdar Dili kishte kërkuar ryshfet shumën prej 50 € (pesëdhjetë eurove) për vete me qëllim që të pandehurit Hajdar Dili të ja kthente librezën e qarkullimit të autobusit, e ku i dyshuari Sabri Shabani me date 28 prill 2022 para Stacionit Policor Veriu në Prishtinë ja dorëzon të pandehurit Hajdar Dili në kundërvlerë prej 50 eurove librezën e qarkullimit të autobusit të markës Setra 315 me targa pronë e kompanisë Dili.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter