Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, është mbajtur seanca dëgjimore për shqyrtimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, ndaj të akuzuarit Bekim Hyseni, ku i njëjti po akuzohet për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit”.
Prokuroria Themelore me të akuzuarin kanë lidhur marrëveshje për pranimin e fajësisë, dhe në këtë kuptim, mbrojtësi i të akuzuarit Hyseni, avokati Yll Zekaj i ka propozuar gjykatës që të aprovoj marrëveshjen për pranim të fajësisë si dhe me rastin e matjes së dënimit t’i ketë parasysh rrethanat personale të akuzuarit.
Prokurori Zef Prendrecaj ka deklaruar se mbetet në tërësi pranë marrëveshjes për pranimin e fajësisë duke i propozuar gjykatës që t’a aprovoj të njëjtën.
Pas deklarimeve lidhur me marrëveshjen për pranimin e fajësisë, gjykata ka marr aktvendim me të cilin ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë.
Shpallja e aktgjykimit do të bëhet me datën 18 mars.
Ndryshe, Bekim Hyseni, akuzohet se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”, sanksionuar sipas nenit 424 të KPRK-së.
Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga Gentrit Kuqani