|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet shqyrtimi gjyqësor në rastin e ish-noterit dhe një të akuzuari

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda, ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit Sinan Visoka – ish noter si dhe të akuzuarit Lirim Mustafa të cilët po akuzohen nga Prokuroria për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autorietit zyrtar” si dhe veprën penale në bashkryerje “Mashtrimi”.

Shqyrtimi gjyqësor i paraparë të mbahej sot, në rastin e ish-noterit Sinan Visoka dhe të akuzuarit Lirim Mustafa ka dështuar të mbahet pasi që përfaqësuesja e palës së dëmtuar Saranda Keqekolla parashtroi kërkesë për përjashtimin e trupit gjykues, dhe rrjedhimisht në rrethanat e krijuara seanca dështoi të mbahet.

Në seancën e sotme, ishte e paraparë të paraqitej mbrojtja e të akuzuarve.

Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë, i akuzuari Sinan Visoka, në cilësin e noterit, me datë 15 shkurt 2016, kishte përpiluar aktvendim mbi shqyrtimin e trashigimsë pa prezencën e trashëgimtarëve ligjor.

I akuzuari Sinan Visoka, akuzohet se i njëjti kishte shpallë trashëgimtar ligjor, nipin e të ndjerit R.M, tani të akuzuarin Lirim Mustafa, kështu duke ia mohuar të drejtën e trashigimisë ligjore të dëmturave, të cilëve iu është shkaktuar edhe dëm pasuror.

Tutje, i akuzuari Lirim Mustafa, në këtë aktakuzë, akuzohet se duke paraqitur fakte të rreme, në mënyrë mashtruese dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, i’u kishte shkaktuar dëm pasuror të dëmtuarave.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.


Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter