|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohet një dëshmitarë në rastin e ish-zyrtarëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, është dëgjuar një dëshmitarë në rastin ndaj të akuzuarve Bahri Nuredini dhe Driton Mehaj, ish-zyrtar të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit L.F.

Dëshmitari L.F. i propozuar nga Prokuroria Speciale, në pyetjen se a qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori i njejti theksoi se qëndron pranë edhe pse nuk i kujtohet cdo detaj. Lidhur me punën dhe detyrat e tij në sekretariat në punën e projektit të Aeroportit, dëshmitari shtoi se ka qënë udhëheqës i njësisë implementuese.

Kurse, lidhur me përmbajtjen e kontratën bazë të koncesionimit të Aeroporitit, dëshmitari theksoi se ishte në dijeni për kontratën, kurse sa i përket përgjegjësisë për mbikqyrjen e kësaj marrëveshje, dëshmitari shtoi se sipas njohurisë së tij përgjegjës ishte Komiteti drejtues ndërministor.  

Ndërsa, sa i përket rekomandimeve të adresuara në KDNM, lidhur me ndryshimet e kontratës bazë të koncesionimit të Aeroportit, dëshmitari shtoi se në praktikë kanë dhënë rekomandime të përgjithshme.

Kryetari i trupit gjykues Kujtim Krasniqi, theksoi se sipas objektit të akuzës kanë mbetur edhe dy dëshmitarë  dhe nëse sigurohet prania e tyre do të dëgjohen në seancën e radhës.

Në rrjedhë të kësaj, seanca e sotme u ndërpre, për të vazhduar me datë, 15 dhe 22 prill nga ora 09:30.   

Ndryshe, sipas Prokurorisë Speciale, të akuzuarit Bahri Nuredini, në cilësinë e Kryeshefit Ekzekutiv të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe Driton Mehaj, Menaxher i Kontratës për Furnizim me Sisteme të Navigacionit dhe Rilokim të Sistemeve Ekzistuese, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Të njëjtit akuzohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i mundësuar operatorit ekonomik “TCN Internation” nga Tirana, përfitim të kundërligjshëm me rastin e dhënies së kontratës për aktivitetin e prokurimit, me ç’ rast në mënyrë të kundërligjshme dhe pa autorizim paraprak kanë incizuar dhe zhvilluar procedurat e prokurimit.

Tutje, të akuzuarit përmes Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik kanë shpallur fitues të tenderit OE “TCN International” Sh.P.K, me vlerë të përgjithshme të kontratës 7,808.296.00 Euro, ashtu që të pandehurit e kanë futur rilokimin e sistemeve ekzistuese në tenderin e ri edhe pse ky ka qenë obligim kontraktual i kompanisë “LIMAK”, ndërsa gjatë zbatimit të projektit, nuk i kanë ndërmarrë masat mbrojtëse ndaj OE të paraparë me ligj dhe kontratë.

Sipas aktakuzës, në mënyrë të kundërligjshme është bërë zgjatja e afatit të kontratës nga 523 ditë, në 1 mijë e 700 ditë dhe thuhet se edhe pas zgjatjes së këtij afati, kontrata nuk është përfunduar, por e njëjta është shkëputur në mënyrë të njëanshme nga ky operator më 19 shtator 2016, marrë për bazë se deri në këtë datë i ishin paguar 97% e mjeteve financiare nga vlera e përgjithshme prej 7 milionë e 808 mijë e 296 euro.

Nuredini dhe Mehaj, akuzohen se i kanë shkaktuar dëm material buxhetit të AShNA dhe buxhetit publik, në lartësi të paktën 1,937,230 Euro.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter