|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohet dëshmitari në rastin e 400 kg kokainë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentin Special, me trup gjykues Musa Kongjeli në cilësi të kryetarit, Valon Kurtaj dhe Valbona Musliu Selimaj në cilësi të anëtarëve, është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyqi për 400 kg kokainë.

Në seancën e sotme ishte e paraparë marrja në pyetje e dëshmitares M.H.M. Dëshmitarja në pyetjet nga Prokurori i Prokurorisë Speciale Valdet Gashi, fillimisht kishte treguar që në MC Food, gjatë periudhës Dhjetor 2015 – Dhjetor 2022, kishte punuar si zyrtare në Departamentin e Importit, ku detyrat e saj ishin asisistimi i cdo pune të dhënë nga menaxheri sic ishin përgaditja e raporteve të ndryshme, organizimi i transporteve, marrja e lejeve të ndryshme dhe deklarimi i porosive apo mallit. Përndryshe gjatë kësaj periudhe dëshmitarja kishte punuar nën menaxherin e Departamentit të Importit në MC Food, Faton Vrajolli.

Dëshmitarja më tej në pyetjet nga Prokurori Special ka shprehur që në negocimin dhe porositjen e mallit në transport detar merret Faton Vrajolli, në konsultim me Izet Sheqirin, dhe për këto porosi cdo herë njoftohej dëshmitarja qoftë përmes emailit apo gojarisht në zyre.

Për porosinë specifike që është objekt kontesti, kontinjeri me prejardhje nga Brazili, dëshmitarja është deklaruar që porosia sipas email-it është bërë nga Faton Vrajolli, ku ka qenë e njoftuar për këtë edhe dëshmitarja. Kjo porosi ishte bërë në Dhjetor të 2020, tek furnitori “Seara” nga Brazili, për artikujt chicken nuggets. Pas kësaj dëshmitarja është njoftuar në Prill 2021 për konfirmim të mallit ku i dërgohet dokumentacioni sic është procedura e brendshme në këtë rast, dhe në Maj të 2021 ka mbërritur malli në fjalë.

Dëshmitarja në fund ka shprehur që për këtë porosi specifike ka pasur kërkesë për ripërpilim të kontratës nga furnitori “Seara”, ku shkaku ka qenë pandemia Covid-19 dhe ripaketimi i produkteve të kërkuara.

Pasi seanca ishte planifikuar për pjesën e paradites dhe për shkak të obligimeve profesionale të mbrojtësve të angazhuar në këtë rast, seanca është ndërprerë. Vazhdimi i saj do bëhet më datë 11 dhe 12 Prill nga ora 09:30.


Kujtojmë që, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e ngritur me datë 14 nëntor 2022, të akuzuarit Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyqi, po akuzohen se duke vepruar si pjesë e grupit të organizuar dhe në bashkim të strukturuar kriminal, duke bashkëpunuar me persona deri më tani të panjohur nga shteti i Brazilit dhe pas marrëveshjes paraprake me të njëjtit, fillimisht kanë lidhur marrëveshje për importin e produkteve të mishit të pulës të ngrirë, ku në brendi të së cilës është vendosur edhe substanca narkotike e llojit kokainë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, kompania “MC FOOD” Sh.p.k, për qëllime të importit të mallit, është kategorizuar në linjën e verdhë, ku në stacionet doganore bëhet vetëm verifikimi i dokumenteve dhe jo kontrollimi i mallit, dhe duke shfrytëzuar këtë mundësi, është arritur që substanca narkotike prej 400 kg e llojit kokainë, të transportohet nga shteti i Brazilit, nëpërmjet shtetit të Spanjës, Italisë dhe Republikës së Shqipërisë, ashtu që me datën 15.05.2021, substanca narkotike është futur në Republikën e Kosovës.

Kujtojmë se të akuzuar në këtë rast kanë qenë edhe Naim Morina dhe Hyzri Sheqiri, të cilët akuzoheshin për pengim të procedurës penale, mirëpo pasi që të njëjtin kanë pranuar fajësinë, ndaj të njëjtëve është shpallur aktgjykim fajësues.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Rina Murseli

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter