|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Kanë dhënë mbrojtjen e tyre të akuzuarit për korrupsion

Pejë- Në Gjykatën Themelore në Pejë, departamenti për krime të rënda, kanë dhënë mbrojtjen e tyre të akuzuarit Lorenc Marleku dhe Ali Gashi të akuzuar për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar bashkë me të akuzuarin Nazif Gashi.

Mbrojtjen e tij e ka vazhduar Drejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, i akuzuari Lorenc Marleku, i cili ndër të tjera ka deklaruar se, çdo dokument e ka nënshkruar në përputhshmëri me ligjin mbi ndërtimin si dhe ka theksuar se i njëjti ishte si staf politik dhe se çdo veprim e ka ndërmarr në konsultim me zyrtarin planifikues urban, zyrtarin e lejeve të ndërtimit dhe pas konfirmimit të tërë procedurës se ligjshme ka nënshkruar. Gjithashtu ka sqaruar se ndërtimet i ka audituar auditori i brendshëm dhe i jashtëm dhe se ata nuk kanë mund ta bëjnë një lëshim të tillë për të aprovuar mungesën e ndonjë dokumenti apo mospërfilljen e ligjit dhe se nga ana e tyre nuk ka pas asnjë vrejtje pikërisht për këtë leje ndërimit. E sa për dijeni në atë vit janë audituar të gjitha lejet e ndërtimit pa përjashtim dhe me kompetencë shumë të plotë para trupit gjykues, lejet e ndërtimit në Klinë janë 100% në rregull. Dhe në fund ka shtuar se, i takon ekzekutivit të bordit të drejtorëve, komiteti për politik dhe financa i cili është i zgjedhur nga asambleja komunale, dhe se marrin pjesë kur duhet ndonjë sqarim ose ndonjë lëndë për ta proceduar në kuvend dhe se sa i përket vijës ndërtimore të subjektit ‘’Elite Residence’’ i njëjti e ka lëshuar një leje në përputhshmëri me planin zhvillimor urban, pala ska qenë e kënaqur dhe ai i është drejtuar asamblesë komunale, komiteti për politik dhe financa i është drejtuar për sqarim sepse pala thotë se këtu ka gabim teknik në vijën ndërtimore sepse e gjithë lagja është në vijnë ndërtimore 9.45  dhe vetëm kjo nuk ka qenë në përputhshmëri me vijnë ndërtimore.

Më pas mbrojtjen e tij e ka dhënë udhëheqësi i sektorit të ndërtimit dhe banimit në Komunën e Klinës, i akuzuari Ali Gashi,  i cili ndër të tjera ka deklaruar se, punën e tij si zyrtar në Komunën e Klinës e ka filluar në muajin korrik të vitit 1999. Ka sqaruar se Plani Zhvillimor Komunal, Plani Rregullues Urban kanë qenë në fuqi nga viti 2016, kurse Harta Zonale është miratuar në vitin 2020. Sa i përket objekteve ‘’Elite Residence’’  sipas PRRU-së ka qenë e lejuar B+P+6NK dhe për objektin ‘’Guri’’ edhe tek ajo zonë ka qenë e lejuar aq.  Ndërsa pas miratimit të Hartës Zonale, etazhiteti i lejuar për zonën ku gjendet objekti ‘’Elite Residence’’ është B+P+10, kurse tek ‘’Guri’’ ka qenë B+P+6. I njëjti gjatë deklarimit ka sqaruar mbindërtimin dhe rindërtimin ku ka thënë se është shprehje gjuhësore që rregullon të njëjtën materie e që i bie që edhe mbindërtimi dhe rindërtimi është kat i ndërtuar mbi katin ekzistues, në qoftë se ekziston një shtëpi 1 katshe, kati i dytë quhet mbindërtim-rindërtim që e përdorin të gjithë inxhinerët, pra është i njëjti i lejuar me ligjin e ndërtimit neni 3 i cili është në fuqi, dhe se gjithçka që ndërtohet obligohet që të pajiset me leje të ndërtimit. I pandehuri ka sqaruar procedurën e marrjes së lejës së ndërtimit ku ka thënë se, pala paraprakisht pajiset me kushte të ndërtimit në rastin konrekt sipas hartës zonale me qëllim hartimin e projekteve, më pas pala aplikon për leje mjedisore për ato objekte që kërkohet me ligj sepse nuk kërkohet pët të gjitha objektet, pajiset me çertifikatë pronësore, kopje të planit, një pëlqim paraprak si dëshmi që e ka  njoftuar KEDS, elaborati për mbrojtje nga zjarri, pastaj aplikon për leje të ndërtimit të cilën kërkesë e dorëzon në zyrën e regjistrimit të lëndës kjo kërkesë pranohet nga drejtori, pastaj drejtori ia sjellë tek i njëjti dhe pasi ta përpiloj draftin e lejes i cili është i haruar nga MMPHI dhe se janë të obliguar ta respektojnë pasi t’i plotësojë të dhënat në këtë leje të ndërtimit si draft i dërgohet drejtorit për ta shiquar, analizuar dhe nënshkruar dhe lëshohet leja e ndërtimit pasi që të kryhen obligimet financiare dhe të sjellet dëshmia tek zyrtarët e pagesës, dhe se procedura e një ndërtimi përfundon vetëm atëherë kur pala pajiset me çertifikatë të përdorimit, deri sa nuk pajiset me të objekti konisderohet i pa përfunduar. Dhe në fund ka sqaruar se, kur lëshohen lejet për rindërtim me rastin e aplikimit të palës kërkohet elaborati detal i statistikës i cili e vërteton se a lejohet apo jo ngritja e etazheve të kërkuara, pa këtë raport nuk ka shancë që të merret leja e rindërtimit.

Kujtojmë që sipas akuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, të pandehurit Lorenc Marleku në cilësinë e Drejtorit të Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit si dhe i pandehuri Ali Gashi në cilësinë e udhëheqësit të sektorit të ndërtimit dhe banimit në Komunën e Klinës si bashkryerës tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, duke lëshuar leje ndërtimore për mbindërtim në kundërshtim me ligjin e ndërtimit.

Ndërsa sipas akuzës i pandehuri Nazif Gashi  në cilësinë e inspektorit të ndërtimit në Komunën e Klinës, nuk i përmbush detyrat tij zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, duke vepruar në kundërshtim me ligjin e ndërtimit, udhëzimin administrativ për mbikqyerje si dhe ligjin për inspektorat.

Që të tre të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘’keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

 Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter