|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet shqyrtimi gjyqësor ndaj zyrtarit policor i akuzuar për Marrje ryshfeti

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, sot ishte planifikuar të vazhdohej me shqyrtimin gjyqësor ndaj të akuzuarit Fidan Mati i cili po akuzohet se ka kryer veprën penale Marrje ryshfeti.

Në fillim të shqyrtimit gjyqësor, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Sulltan Dobraj bëri të ditur se e dëmtuara A.F, nuk është e pranishme ku në fletëkthesën e gjykatës rezulton se e njëjta gjindet jashtë shtetit.

Andaj, prokurorja e shtetit Ardita Beqiraj-Hyseni propozoi që seanca e sotme të shtyhet pasi që prezenca e të dëmtuarës është e domosdoshme dhe të bëhet përpjekje nga ana e gjykatës që të sigurohet prezenca e saj.  

Gjithashtu edhe mbrojtësi i të akuzuari Fidan Mati, av. Korab Bokshi u pajtua me propozimin e prokurores, përshkak se kushtet ligjore nuk ekzistojnë që kjo seancë të mbahet.

Kështu që në këto rrethana u mor aktvendim për shtyrje të seancës dhe e njëjta u caktua me datë 27.05.2024.

Kujtojmë që sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë të datës 06.11.2023, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Fidan Mati, i cili në cilësinë e zyrtarit policor në Stacionin Policor në Gjakovë, në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkon dhe pranon të holla në mënyrë që të mos veproj në pajtim me detyrën e tij zyrtare. Në aktakuzë thuhet se, zyrtari policor Flamur Frrokaj e kishte ndaluar automjetin të cilin po e drejtonte Arlinda Fetahaj dhe e kishte njoftuar të njëjtën se e kishte tejkaluar shpejtësinë nga 50km/h ku ishte duke vozitur në 80km/h, dhe se asaj duhet t’i shqiptohet gjobë 300 euro dhe t’i konfiskohet patentë shoferi për 6 muaj, e dëmtuara njofton zyrtarin policor se jeton jashtë vendit, në Zvicër dhe kërkon nga zyrtari policor mos t’ia merr patentë shoferin, ku i njëjti e drejton të dëmtuarën të shkoi tek kolegu i tij, i pandehuri Mati i cili ishte në veturën e policisë, kështu që e dëmtuara kur afrohet tek automjeti i policisë, i pandehuri Mati i kërkon 300 euro, e njëjta ishte përgjigjur se 300 euro nuk i ka por vetëm 100 euro. Ai ishte pajtuar me këtë shumë të të hollave dhe e udhëzon që këto të holla t’i fut në librezë dhe mos ta vërej askush dhe eja merre patentë shoferin. E dëmtuara shkon në veturën e saj i merr 105 euro dhe i vendos në librezë, më pas ia jep të pandehurit Fidan, i njëjti i pranon këto të holla, ia kthen librezën duke mos i dhënë asnjë dëshmi-dokument, për këtë lloj pagese.

Për këtë Fidan Mati po akuzohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 par 1. të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter