|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohen palët e dëmtuara në shqyrtimin gjyqësor ndaj noterit të akuzuar për Korrupsion

Pejë- Në Gjykatën Themelore në Pejë, departamenti për krime të rënda, ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj noterit Bashkim Stavileci i cili po akuzohet për veprën penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Nga seanca e kaluar është aprovuar propozimi i prokurores së shtetit Valbona Disha-Haxhosaj që në cilësi të palës së dëmtuar të ftohen M.V.D, M.Z.D dhe M.T, andaj në seancën e sotme janë dëgjuar e dëmtuara M.V.D dhe M.Z.D, ndërsa sa i përket të dëmtuarës M.T prokurorja e shtetit propozoi që e njëjta nuk ka nevojë të dëgjohet pasi që janë marr informatat e mjaftueshme nga dy të dëmtuarat paraprake dhe trupi gjykues aprovoi propozimin e saj.

Kështu që është vazhduar me dëgjimin e të dëmtarës M.V.D, e cila ndër të tjera ka deklaruar se, në Vitomircë bashkëshorti i saj ka pas në pronësi bashkë me kunatin 2 hektar e 23 ari, ku tashmë të dy kanë vdekur. Sipas të dëmtuarës në vitin 2005 në Çaçak është kryer procedura trashëgimore, në Pejë nuk është bërë asnjë bartje e paluajtshmërisë në regjistrin kadastral, por ka mbetur në emër të bashkëshortit dhe kunatit të saj. Tutje shton se, prona që ishte shitur e kishin kuptuar kur kanë ardhur për vizitë në Kosovë, më pas kanë hulumtuar se kush është personi me emrin M.D dhe kanë zbuluar se ekziston një person me këtë emër ku i njëjti ishte i paralizuar dhe se asnjëherë nuk e kishte parë të njëjtin dhe se nuk ka asnjë lidhje farefisnore. Në fund, i është dhënë në shiqim autorizimi për të verifikuar se a ishte nënshkrimi i saj, dhe e njëjta ka mohuar të jetë nënshkrimi i saj.

Më pas është dëgjuar e dëmtuara M.Z.D, e cila ndër të tjera ka deklaruar se, procedura tashëgimore nuk është zhvilluar menjëherë pas vdekjes së babait por në vitin 2005, ku kjo procedur është zhvilluar në Çaçak, ku trashëgimtar kanë qenë bashkëshortja e dëmtuara dhe motra e saj me nga 1/3. Në pyetjen se a e njihni të akuzuarin Bashkim Stavileci, e dëmtuara është përgjigjur se e ka njohur në kohën kur ka ardhur që ta verifikojë pronën, pasi që sipas saj njëherë ka shkuar në kadastër ku aty ka kuptuar se dikush e ka shitur pronën dhe zyrtari në kadastar e ka njoftuar se prona ka kaluar në emër të tre personave e njëri prej tyre i dëmtuari L.B., dmth që në këtë është përfshirë prona e babait dhe e xhaxhait, kështu që ka shkuar tek noteri dhe aty i është prezentuar i gjithë dokumentacioni, vetëm e ka parë se kopjet e leternjoftimit janë të dikujt tjetër, ku sipas saj noteri i kishte thënë se të gjitha dokumentacionet që ai i ka pranuar janë nga Serbia dhe se të dëmtuarën e ka udhëzuar që të verifikoni në Serbi këtë dokumentacion pasi të gjitha kanë qenë në rregull. Kështu që e dëmtuara sqaron se ka parashtruar kallëzim penal edhe në Serbi, ku policia ka ndërmarr të gjitha veprimet për të verifikuar të gjitha dikomentacionet dhe ka rezultuar se të gjitha kanë qenë të falsifikuara dhe se asnjë nuk ka qenë i verifikuar ku këto informacione janë përcjell përmes ILEC-ut në instuticionet e Kosovës. Sipas të dëmtuarës personi kryesor që këto dokumentacione janë falsifikuar është M.K, kurse me të njëjtin është takuar në zyrën e mbrojtësit të saj ku i është arsyetuar se ishte mashtruar nga personi me emrin M.D.

Dhe në fund të kësaj seance është bërë leximi i provave materiale, ndërsa mbrojtja e të akuzuarit u caktua për seancën e radhës me kërkesë të avokatit të tij.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 19 shtator 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, Bashkim Stavileci, ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës së noterit në zyrën e tij në Pejë, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe për personin tjetër-shitësin Musa Kuqi, kishte vepruar në kundërshtim me Ligjin mbi Noterinë. Ai kishte mundësuar përpilimin e kontratës për shitblerjen e patundshëmrisë në mes të shitësve M.R.D, M.Z.D, M.V.D dhe M.V.T, të cilët i ka përfaqësuar M.K, në bazë të autorizimit bartës të vërtetuar nga noterja Nina Stiglicnë në Beograd, në njërën anë e në tjetrën dhe blerësit- të dëmtuarit L.B, F.H dhe S.I në anën tjetër, duke i’a shitur pronën për shumën prej 90 mijë euro.

Ku sipas aktakuzës, i akuzuari Stavileci edhe pse ka pasur për detyrë, nuk e ka konstatuar se autorizimi bartës, nuk është në emër të M.T, siç është cekur në atë, por në emër të M.D dhe bazuar në këtë fakt, M.K nuk ka pasur autorizim nga ana e M.T për shitjen e patundshmërisë e as për realizimin e trashëgimisë dhe përkundër kësaj i pandehuri Bashkim e përpilon dhe e noterizon kontratën e cekur, për shitblerjen e patundshmërisë edhe pse në rastin e noterizimit të kontratës autorizimi bartës ka qenë në emër të M.D, e jo në emër të M.T siç e kishte cekur i akuzuari në kontratën e shitblerjes dhe me këtë veprim i ka shkaktuar dëme të dëmtuarit-blerësit L.B në shumë prej 90 mijë euro.

Me këtë, thuhet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës po autoritetit zyrtar” nga neni 414, par.2 të Kodit Penal. 

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

 Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter