|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj 12 të akuzuarve për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarve Tomisllav Dimic, Mensur Stagova, Vladan Ljubic, Arben Aliu,  Verodrag Miletic, Admir Sejdiu, Andrija Cavic, Bajram Krasniqi, Mirko Jevtic, Ahmet Abazi, Sabri Spahiu dhe Dardan Isaj, të cilët akuzohen për disa vepra penale të korrupsionit.

Deri tek dështimi i seancës së sotme erdhi për shkak të mungesës së të akuzuarve Admir Sejdiu dhe Ahmet Abazi, si dhe mbrojtësit të të akuzuarit Sejdiu, avokatit Shyqeri Syla.

Gjyqtarja e rastit, Valbona Musliu-Selimaj deklaroi se me këtë nuk plotësohen kushtet ligjore për mbajtjen e seancës së sotme, ndërsa seancën e radhës e caktoi me datë 21 maj 2024, nga ora 09:30.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës,  të datës 16 shkurt 2024, Tomislav Dimic akuzohet për shkak të veprës penale në vazhdimësi ‘Marrja e ryshfetit’ nga neni 421 par.2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së, Vladica Ljubic, për shkak të veprës penale në vazhdimësi ‘Marrja e ryshfetit’ nga neni 421 par.2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së, Mensur Stagova, për shkak të veprës penale në vazhdimësi ‘Marrja e ryshfetit’ nga neni 421 par.2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së, Arben Aliu për shkak të veprës penale ‘Marrja e ryshfetit’ nga neni 421 par.2 të KPRK-së, Admir Sejdiu, për shkak të veprës penale ‘Marrja e ryshfetit nga neni 421 par. 2 dhe 1 lidhur me nenin 77 të KPRK-së, Verodrag Miletic për shkak të veprës penale ‘Marrja e ryshfetit’ nga neni 421 par.2 të KPRK-së.

Poashtu të pandehurit Tomislav Dimic dhe Vladan Ljubic, akuzohen për veprën penale në bashkëkryerje ‘Marrja e ryshfetit’ nga neni 421 par.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Dimic bashkë me Mensur Stagova dhe Ljubic, akuzohen poashtu për veprën penale në bashkëkryerje ‘Marrja e ryshfetit’ nga neni 421 par.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Tutje, Dimic dhe Stagova, akuzohen për kryerjen e vepës penale në bashkëkryerje ‘Marrja e ryshfetit’ nga neni 421 par.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Ndërsa Verodrag Miletiv, Admir Sejdiu, Andrija Cavic dhe Mirko Jevtic, akuzohen sipas aktakuzës për shkak të veprës penale në bashkëkryerje ‘Marrja e ryshfetit’ nga neni 421 par.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. I pandehuri Dardan Isaj akuzohet për shkak të veprës penale ‘Dhënia e ryshfetit’ nga neni 422 par.1 të KPRK-së, ndërsa të akuzuarit Sabri Spahiu, Ahmet Abazi dhe Bajram Krasniqi secili veç e veç akuzohen për veprën penale ‘Dhënia e ryshfetit’ nga neni 422 par.2 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter