|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj te akuzuarit per Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarit Maliq Berisha, i cili akuzohet për vepren penale “Keqperdorim I pozites apo autoritetit zyrtar.

Fillimisht, gjyqtari Gent Beka, ka konstatuar prezencën e palëve ne procedure. Pas leximit të aktakuzës nga prokurori, i akuzuari Berisha është deklaruar i pafajshëm.

Në këto rrethana, gjyqtari Beka ka njoftuar se i njëjti ka të drejtë që të parashtrojë kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, brenda afatit prej 30 ditësh.

Sipas aktit akuzues, thuhet se nga data 01.01.2014, në vazhdimesi e deri me datë. 12.08.2022, ne Fushe Kosove, i pandehuri ne cilesine e personit zyrtar, si Drejtor i Sherbimeve Publike dhe Mjedis në Komunën e Fushe Kosovës, me qellim te perfitimit te dobise pasurore per personin tjeter, me dashje dhe dijeni ka keqperdor autorizimet e tija ligjore duke mos vepruar ne pajtim me legjislacionin per nepunesit civili sa i perket shtesave per rrezikshmeri ne pune, ne atë menyre qe zyrtarit komunal te Fushë Kosovës, i punesuar në pozitën e “Zyrtar i Logjistikes dhe Autoparkut”, me dt. 01.01.2024, i ka mundesuar perfitim te kunderligishem pasuror, ne kundershtim me Ligjin nr.03/L-147, per Pagat e Nëpunësve Civil, nenet 14 dhe 16 – shtesat per kushte specifike te punes – pasi qe i pandehuri perkunder obligimeve ligjore ge kishte si epror i tij, nuk kishte ndermarr veprime per nderprerjen e kesaj pagese per zyrtarin e lartcekur te cilen e kishte pranuar kunderligshem qe nga muaj janar i vitit 2014 e deri me dt. 12.08.2022, kur keto shtesa i ishin nderprere pas inicimit te procedures penale nga ana e Prokurorise se shtetit e pastaj edhe pas kerkeses se te pandehurit per nderprerjen e kesaj pagese, andaj me këte mosveprim, i pandehuri Maliq Berisha, buxhetit te Republikes se Kosoves i ka shkaktuar dem financiar ne shumën prej 11,128.00 euro.

Me këte, i pandehuri ne vazhdimesi e ka kryer vepren penale “Keqperdorimi i pozites apo autoriteti zyrtar”, nga neni 414 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 77 te KPRK-se.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Gentrit Kuqani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter