|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohet dëshmitarja e radhës ndaj të akuzuarit për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit Sylejman Daka i cili po akuzohet se ka kryer veprës penale keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar.

Në seancën e sotme ishte planifikuar që të dëgjohet dëshmitarja N.B, e cila ndër të tjera ka deklaruar se, në komunën e Rahovecit ushtron funksionin e drejtoreshës në Drejtorinë për Punë Inspektuese. Ditën kur është bërë rrënimi i objekteve e njëjta ka deklaruar se ka qenë pezent dhe se janë rrënuar stabilimentet e objekteve, është pamundësuar vazhdimi i ndërtimit të tyre, gjë për të cilën ka konsideruar se janë zbatuar aktvendimet për rrënim, pra objektet në tërësi janë jofunksionale aktvendimet të cilat janë të plotëfuqishme edhe në ditën e sotme, objektet mund të rrënohen në tërsi. Tutje ka shtuar se, sipas aktvendimeve objektet duhej të rrënohen në tërsi por siç ka deklaruar edhe më herët, kontrata për rrënimin e të gjitha objekteve pa leje në komunën e Rahovecit ka pas kohëzgjatje 2 vjeqare dhe se shuma ka qenë 64 mijë euro, nuk ka pasur mbulueshmëri financiare për rrënim total, aktvendimet janë të plotëfuqishme për rrënimin e atyre objekteve edhe në ditët e sotme, dhe me lidhjen e kontratave të reja ato mund të rrënohen tërësisht.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, me 27 dhjetor 2022, në fshatin Krushë e Madhe dhe në fshatin Xërxë të Rahovecit, i pandehuri Sylejman Daka, në cilësinë e zyrtarit për shërbime publike në Komunën e Rahovecit, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, me qëllim që t’i shkaktojë dëm presonit tjetër- të dëmtuarit kontraktuesit OE “Agro Invest” Sh.P.K., me përfaqësues të autorizuar A.J, n ë atë mënyrë që, duke mos përfillur procedurat ligjore të përcaktuara, si menaxher-mbikëqyrës i rrënimit, nuk e ka lejuar që të bëhet rrënimi i objekteve pa leje në vendet e lartpërmendura, por urdhëroi vetëm pjesërisht rrënimin e tyre edhe pse i akuzuari Daka është njoftuar në formë të shkruar nga aktvendimet e nxjerra nga inspektori i ndërtimit të Komunës së Rahovecit se duhet të veprohet në bazë të aktvendimit të 20 korrikut 2022, konkluzionit mbi lejimin e ekzekutimit të 7 shtatorit 2022 dhe aktvendimit të 30 shtatorit 2022 dhe konkluzionit mbi lejimin e ekzekutimit të rrënimit të 14 tetorit 2022, i akuzuari nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, ka urdhëruar vetëm pjesërisht rrënimin e tyre edhe pse në aktvendime thuhej të bëhet rrënimi i tërësishëm dhe trualli të kthehet në gjendjen e mëparshme. Me këtë, thuhet se i është shkaktuar dëm material të dëmtuarit A.J në shumë prej 8 mijë e 263 euro e 40 centë.

Për këto veprime, Sylejman Daka po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, paragrafi 1 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter