|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohet dëshmitari i radhës ndaj të akuzuarve për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarve Bejtullah dhe Hazer Deliu të cilët po akuzohen për veprat penale Falsifikimi i parasë dhe Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar.

Në fillim të shqyrtimit, kryetari i trupi gjykues Sulltan Dobraj bëri të ditur se dëshmitarja A.SH ishte planifikuar të dëgjohet sot përmes video-linkut, por pas konsultimeve me IT të gjykatës i njofton të pranishmit se gjykata nuk posedon Viber as Whatsapp andaj është e pamundur që të kontaktohet dhe të lidhet përmes video-linkut me dëshmitaren A.SH.

Kështu që është vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit të pranishëm A.K, i cili ndër të tjera ka deklaruar se, është puntor i kompanisë ‘’Besa Security’’, i cili ka pohuar faktin se në objektin e postës sipas kontratës duhet të ketë kamera por që i njëjti përsonalisht nuk ka qenë në post që të shoh se a ka kamera apo jo. I njëjti shton se, nuk ka qenë në dijeni që ditën kritike kamerat nuk ishin duke punuar, mirëpo thotë se këtë e ka kuptuar pas kërkesës për të marr inçizimet.

Pas kësaj dëshmitari tha se, e kishte dërguar teknikun e kompanisë, ku edhe aty kanë kuptuar se kamerat nuk kanë qenë duke inçizuar pra kanë qenë jashtë sistemit, gjithashtu thekson se, askush nga puntorët e postës nuk ka qasje në këto kamera, por vetëm kompania ‘’Besa Security’’.

Si dhe në fund sqaroi se, sistemi i kamerave në Postat e Kosovës është mjaft i amortizuar dhe ka raste që ato shpeshherë nuk inçizojnë përshkak të amortizimit.

Në vazhdim të seancës prokurorja e shtetit Dëshire Jusaj sa i përket dëshmitares A.SH, i propozoi gjykatës që në këto rrethana për mosprolongimin të çështjes dhe meqenëse e njëjta është proceduar në prokurori në prezencë të avokatëve, propozoi që të bëhet leximi i deklaratës së saj.

Për këtë mbrojtësit e të pandehurëve, av. Ndrec Doda dhe av. Ali Uka nuk e kundërshtuan propozimin e prokurores. Ashtu që trupi gjykues pas konsultimit lidhur me propozimin e prokurores, e konstatoi si të lexuar deklaratën e dëshmitares A.SH.

Në fund të seancës është bërë edhe leximi i provave materiale.

Kujtojmë që sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, më 7 gusht 2023, aktakuzë ndaj të pandehurave Bejtullah dhe Hazer Deliu, ku sipas dispozitivit të parë të aktakuzës, i pandehuri Hazer Deliu, pronar i biznesit “Rita Tobaco”, akuzohet se duke e ditur se paratë e biznesit të tij janë të falsifikuara, ia ka dërguar Bejtullahut, vëllait të tij, njëherit menaxher i Postës së Kosovës në Rahovec për këmbim në letër monedhat metalike nga 2 euro, 1 euro dhe 0.50 euro, shumën e përgjithshme prej 7 mijë euro, të cilat janë vënë në qarkullim nga Posta për qytetarët që marrin asistencë sociale. Tutje në aktakuzë thuhet se, pas njoftimit të Inspektoratit të Postës së Kosovës se në ZP 01 Rahovec janë dhënë monedhat e falsifikuara, Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar monedhat metalike të falsifikuara. Me këto veprime, i pandehuri Hazer Deliu akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë” nga neni 296, par. 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, në dispozitivin e dytë të aktakuzës, thuhet se i pandehuri Bejtullah Deliu, më 28 shkurt 2023, në cilësinë e menaxherit të Postës së Kosovës – Dega ne Rahovec, Zyra Postare 01, ka tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe vëllan e tij- të pandehurin Hazer Deliu, ka pranuar monedhat prej 2 euro, 1 euro dhe 0.50 euro, në shumë të përgjithshme prej 7 mijë euro, janë vënë në sportelet e Postës për t’ua dhënë qytetarëve për asistencë sociale, edhe pse ishte njoftuar paraprakisht nga Zyra regjionale e Postës në Prizren, që mos të pranohen monedhat metalike nga klientët pasi që banka nuk po ua pranon. Me këto veprime, i pandehuri Bejtullah Deliu akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë” nga neni 296, par. 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par.2 lidhur me par. 1 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter