|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet seanca ndaj të akuzuarve për Krim të Organizuar

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarve, Mentor Beqiri, Albert Beqiri, Arianit Beqiri dhe Vesat Imeri, të cilët akuzohen për Krim të Organizuar.

Fillimisht, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Ngadhnjim Arrni duke konstatuar prezencën e palëve shtoi, se në këtë seancë prezenton prokurorja speciale Habibe Salihi, të akuzuarit Albert Beqiri dhe Arianit Beqiri, ndërsa nuk prezentojnë dy të akuzuarit Mentor Beqiri dhe Vesat Imeri.

I akuzuari Albert Beqiri, theksoi se në seancën e sotme nuk prezenton avokati i tij sipas autorizimit, i njejti shtoi duke kërkuar nga gjykata se dëshiron që të revokojë autorizimin për avokatin e tij dhe rrjedhimisht të i caktohet një mbrojtës sipas detyrës zyrtare.

Po ashtu, edhe i akuzari Arianit Beqiri theksoi se nuk ka mbrojtës dhe kërkoi nga gjykata që ti caktohet sipas detyrës zyrtare.

Ndërsa, në këtë seancë mungoi i akuzuari Mentor Beqiri i cili para disa ditësh kishte pasur një aksident dhe momentalishtë gjendet nën masën e paraburgimit.

Po ashtu, edhe i akuzuari Vesat Imeri nuk prezentoi në seancë, kryetari i trupit gjykues gjyqtari, Ngadhnjim Arrni theksoi se ky i akuzuar është njoftuar në mënyrë të rregullt por, për të njejtin kanë kuptuar se e ka ndryshuar adresën e banimit.

Në rrethanat e krijuara, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Ngadhnjim Arrni, theksoi se nuk ka kushte për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor dhe rrjedhimisht seanca u ndërpre, po ashtu gjyqtari theksoi se nuk mund të caktohet seanca e radhës deri në momentin kur të akuzuarve të ju caktohen mbrojtësit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të akuzuarit Mentor Beqiri, Albert Beqiri, Arianit Beqiri dhe Vesat Imeri akuzohen për veprën penale, ‘Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter