|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohet dëshmitari i radhës ndaj të akuzuarit për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit Avni Morina i cili po akuzohet se ka kryer veprës penale keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar.

Në seancën e sotme është dëgjuar dëshmitari R.K, i cili ndër të tjera ka deklaruar se, ka qenë mësimdhënës në shkollën ‘’Selajdin Mullaabazi’’  dhe se gjatë periudhës 2020-2021 ka pas probleme shëndetësore kështu që e dëmtuara XH.H ka shprehur dëshirë dhe vullnet që t’i zëvendësoj orët dhe të bëjë përvojë pune. Sa i përket pagës dëshmitari tha se, e kishte paguar në mënyrë private duke ia dhënë nga 250€ pasi e njëjta aq i kishte kërkuar.

Dëshmitari R.K tha se, dokumentacionin për gjendjen jo të mirë shëndetësore e kishte dërguar në DKA-Rahovec, mirëpo nuk i kujtohej se a ka bërë kërkesë për pushim mjeksor.

Dëshmitari shton se, deklaratën për zëvendësimin e orëve e ka përpiluar e dëmtuara dhe se kjo deklaratë është nënshkruar në DKA, në prezencë të drejtorit Avni Morina.

Kujtojmë që sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë të ngritur me datë 28.03.2023, me të cilën akuzohet Avni Morina, i cili në cilësinë e drejtorit në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Rahovecit përdor autorizimin e tij në mënyrë të kundërligjshme nga janari deri në qershor të vitit 2021, duke i shkelur seriozisht të drejtat dhe duke i shkaktuar dëm të dëmtuarës Xh.H dhe buxhetit të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që, i njëjti në zyren e tij i mundëson profesorit R.K dhe të dëmtuarës Xh.H të nënshkruajnë një marrëveshje-deklaratë të përbashkët ku të njëjtën e e vërteton me vulën zyrtare, ku R.K përfiton që të marr pagën e plotë mujore pa dal fare në punë, ndërsa gjatë kësaj periudhe e dëmtuara sipas marrëveshjes së lartcekur e zëvendëson profesorin R.K pa përfillur procedurat ligjore për rekrutim, dhe pa ndonjë kontratë pune mban 26 orë mësimore, ku në muajin janar dhe shkurt nuk paguhet fare, ndërsa nga muaji mars e deri në muajin qershor, e dëmtuara paguhet në mënyrë private nga veq profesori R.K në shumë prej 250€, 

Me çka ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga nenin 414 par.1 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter