|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohet eksperti i prokurimit në shqyrtimin gjyqësor ndaj të akuzuarve për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarve Astrit Mullaabazi, ushtrues i detyrës se menaxherit të prokurimit në Komunën e Rahovecit për keqpërdorim të detyrës si dhe Tahir Bala, pronar i bizneseve për mashtrim në prokurim publik.

Në seancën e sotme ishte ftuar I.R në cilësinë e ekspertit të prokurimit i cili gjatë përgjigjeve të tij ka sqaruar se, nuk lejohet që një operator ekonomik të merr pjesë individualisht dhe në grup për të njejtën tender, pra, i njëjti pronar nuk lejohet të aplikoj në të njejtën tender, ndërsa sa i perket aksionarëve apo bashkëpronarëve nuk është e rregulluar me ligjin për prokurim publik, gjithashtu sqaroi se në formularin e tenderit plotësohen edhe të dhënat se a ofertojnë individual apo në grup.

Eksperti sqaroi se në deklaratën e grupit të konzorciumit, operatorët ekonomik deklarojnë se nuk janë duke marrë pjesë në mënyrë individuale dhe grupore në një proces të tenderimit, pra nuk mundet dy herë pasi që bie në kundërshtim. Ndërsa sa i përket vitit 2019 sqaroi se të gjithë operatorët ekonomik ishin të obliguar të aplikojnë vetëm në formë elektronike dhe se çështja e platformës elektronike nuk e ndalon ofertimin e operatorëve në çfarëdo forme që ata aplikojnë, nuk ka ndonjë ndalesë sa i perket dorëzimit të ofertës dhe se këtë kontroll e bën autoriteti kontraktues se a janë plotësur kushtet dhe nëse autoriteti kontraktues has se është dorëzuar oferta si i vetem në mënyrë individuale dhe në anën tjetër si grup atëherë kjo refuzohet.

Më pas mbrojtësi i të akuzuarit Astrit Mullaabazi, av. Blerim Mazreku, i ka propozuar gjykatës që të ftohet ndonjë ekspert në kuadër të listës së këshillit gjyqësor që të jap sqarime se a konsiderohet aplikim individual dhe në grup në rast se në një procedurë të prokurimit aplikojnë dy operator me emra të ndryshëm, me numrë të bznesit të ndryshëm dhe numër fiskal të ndryshëm por që në njërën kompani ose operator ekonomik është aksionar njëri person ndërsa në kompanin tjetër gjithashtu ka aksione. Ky sqarim është i rëndësishëm sepse operatorët ekonomik të cilët kanë aplikuar në rastin konkret janë aksionar të njëjtë,përkatësisht në njërën është aksionar i vetëm ndërsa në kompaninë tjetër është bahkëaksionar.

Kështu që trupi gjykues pas këshillimit mori aktvendim me të cilin miratoi  propozimin e avokatit Blerim Mazreku, që të caktohet ekspert i pavarur i prokurimit publik, që të jap sqarime lidhur me dilemat sa i përket operatërve ekomonik dhe procedurave të tenderimit.

Sipas aktakuzës, Astrit Mullabazi po akuzohet se në cilësinë e ushtruesit të detyrës se menaxherit të prokurimit në Komunën e Rahovecit, nga intervali kohor duke filluar nga muaji korrik deri në fund të muajit nëntor të vitit 2019, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare për t’i sjellë dobi të kundërligjshme pasurore Tahir Balës, si dhe t’i shkaktojë dëm operatorëve tjerë pjesëmarrës në tenderim, këtë e ka bërë në atë mënyrë që duke vepruar në kundërshtim me nenin 24, paragrafi 1 dhe nenin 62, paragrafi 1.1 të Ligjit për prokurimin publik, i ka mundësuar operatorit ekonomik të ofertojë në mënyrë të kundërligjshme si individual dhe në grup të operatorëve ekonomik, pronarit të bizneseve “AGE Group Shpk” dhe “DC Group Shpk”, Tahir Bala, që t’i fitojë tenderët: “Ndërtimi i QMF-së në fshatin Qifllak”, në shumën prej 82 mijë  e 996 euro e 59 centë, tenderin: “Furnizimi me material ndërtimor për merimentim të shtëpive për persona në nevojë”, në shumën prej 8 mijë e 857 euro e 50 centë, tenderin: “Ndërtimi i pllakës përkujtimore Altari i Lirisë”, në shumën prej 13 mijë e 466 euro, duke nënshkruar kontratat e punës për operatorët ekonomik fitues të tenderëve, duke favorizuar operatorin ekonomik në kundërshtim me dispozitat e ligjit të zbatueshëm.

Me çka ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Sipas aktakuzës, i akuzuari tjetër Tahir Bala po ngarkohet se gjatë intervalit kohor të lartcekur duke shkelur rregullat për prokurimin publik, gjatë një oferte për dhënien e kontratës së prokurimit publik, i njëjti ka paraqitur dokumente të rreme me qëllim të mashtrimit dhe ndikimit të autoritetit kontraktues në cilësinë e personit përgjegjës, pronar i bizneseve “AGE Group Shpk” dhe “DC Group Shpk”, si operator në mënyrë individuale dhe si grup i operatorëve ekonomik ka ofertuar në mënyrë të kundërligjshëm, duke fituar tenderët e lartcekur, në kundërshtim me rregullat dhe Udhëzuesin Operativ për Prokurimin Publik me nenin 27, paragrafin 5.

Me çka ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” nga neni 415, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter