|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon shqyrtimi fillestar në rastin e të akuzuarit për ‘Falsifikim të dokumentit zyrtar’ dhe ‘Marrje ryshfeti’

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda, gjatë ditës së djeshme ka dështuar të filloj seanca e shqyrtimit fillestar në rastin e të akuzuarit Rexhep Mehmeti, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë, akuzohet për vëprat penale ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’ dhe ‘Marrje ryshfeti’.

Fillimisht, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Ngadhnjim Arrni njoftoi se pasi janë disa vepra për të njejtin person dhe me qëllim të ekonomizimit të kohes dhe shpenzimeve të procedurës, me aprovim të kryetarës së kësaj Gjykate, kanë ardhur në përfundim që të bëjnë bashkimin e procedurës dhe tutje do të vazhdohet me një lënd të vetme.

Tutje, prokurori i shtetit, Zefë Prendrecaj vazhdoi me leximin e aktakuzës dhe shtjellimin e të gjitha pikave e poashtu duke theksuar edhe veprat për të cilat i akuzuari në vazhdimësi akuzohet se ka kryer disa vepra përfshirë ‘Falsifikimin e dokumentit zyrtar’ dhe ‘Marrje ryshfeti’.

Paraprakishtë, mbrojtësi i të akuzuarit Rexhep Mehmeti, av. Imer Beka, theksoi faktin se vazhdimisht ka ngritur vërejtjet e tij në Prokurori, por edhe tek Kryetarja e Gjykatës, me kërkesë që nuk mund të vazhdohet në këtë mënyrë lidhur me ngritjen e një aktakuze të vetme.

Tutje av. Imer Beka, kërkoi nga kryetari i trupit gjykues, marrë parasysh volumin e situatës që të mundësohet që kjo seancë e shqyrtimit fillestar, lidhur me deklarimin e fajësisë për të mbrojturin e tij. Propozim ky i cili erdhi edhe nga vetë i akuzuari Rexhep Mehmeti.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Ngadhnjim Arrni, theksoi se sa i përket kërkesës së mbrojtjes, me mendimin e marrë edhe nga prokurori i shtetit, kërkesa e mbrojtjes u aprovua.

Seanca e radhës për shqyrtimin fillestar u caktua të mbahet me datë: 03 Maj nga ora 09:30.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter