Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda, është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarit Muhamet Blakqori, ish zyrtarë në Komunën e Prishtinës, për veprën penale, ‘Falsifikim i dokumentit zyrtarë’.
Lidhur me objektin e akuzës i akuzuari Muhamet Blakqori, theksoi se nuk e ndjen fajtor deklarim të cilin e kishte bërë edhe në seancën e shqyrtimit fillestar.
Tutje, prokurorja e shtetit Shënaj Berisha, në fjalën hyrse theksoi se prokuroria aktin akuzues e ka ngritur duke u bazuar në fakte të mjaftueshme dhe se përgjatë shqyrtimit gjyqësor do të dëgjohet dëshmitarja Sh.K, e po ashtu do të administrohen prova materiale. Gjendja faktike e propozuar në aktin akuzues do të vërtetohet pasi të dëgjohet dëshmitarja dhe të bëhet administrimi i provave të lartëcekura.
Mbrojtësja e të akuzuarit Muhamet Blakqori, av. Ardiana Azemi në fjalën hyrse, fillimisht theksoi se duke analizuar të gjitha shkresat e lëndës dhe provat e Prokurorisë me pretendimin se i përkasin rastit konkret, për mbrojtjen duke u bazuar në gjendjen faktike, kjo akuzë është e pa mbështetur në prova konkrete.
Seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarës, Sh.K.
Në cështjen lidhur me procedurat e regjistrimit qendror të gjendjes civile, në pyetjen e prokurorës Shënaj Berisha, dëshmitarja theksoi se për regjistrimin e secilit person ne sistemin elektronik të gjendjes civile të dhënat duhet të merren nga libri i të dhënave, pra duhet të jetë i regjistruar fillimisht në libër që pastaj të bëhet edhe regjistrimi elektronik.
Kurse, sa i përket personit me emrin Shpend Qerimi se i njejti a ishte i regjistruar në librat themeltar të lindjës, a posedonte dosje të arkivuar pasi i njejti është futur në sistem elektronik, dëshmitarja theksoi se ky emer ju kishte ardhur si kërkesë nga MPB, që të gjenin dosjen e tij dhe mënyrën se si ishte futur në sistem dhe është konstatuar se në dosje dhe librin amzë nuk është evidentuar si i regjistruar ndërsa, në atë numër rëndor me ato të dhëna figuronte një person tjetër.
Lidhur më cështjen se a mund të dihet se cili zyrtarë e ka bërë futjen e qytetarit në sistem, dëshmitarja shtoi se po secili zyrtarë posedon user dhe pasword, dhe të gjitha të dhënat ruhen në databazë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Kurse, sa i përket rastit konkret për të cilin akuzohet tani Muhamet Blakqori, se a është vjedhur identiteti i personit lidhur me regjistrim, dëshmitarja theksoi se nuk është vjedhur identiteti pasi që në librat e formës elektronike ka dalur se ekziston një person me këtë emër, por të dhënat janë të ndryshme. Tutje, dëshmitarja shtoi se përderisa nuk kemi dosje dhe libër amë mund të konstatohet se vetëm është futur në sistem por, ky person nuk ekziston në realitet.
Tutje, lidhur me ceshtjen e regjistrimit të qytetarit në pyetjen e av. Ardiana Azemi se kush e bënë regjistrimin në libër, dëshmitarja theksoi se regjistrimi bëhet vetëm nga një zyrtar i gjendjes civile.
Sa i përket pranimit të praktikatëve në vendin e punë përgjatë kohës kur dyshohet se është kryer vepra penale, dëshmitarja theksoi se në objektin ku ka punuar zyrtari i gjendjes civile, tani i akuzuari Muhamet Blakqori nuk kishte pasur praktikantë të angazhuar.
Ndërsa, në pyetjen e anëtarit të trupit gjykues, gjyqtarit Gazmend Bahtiri, rreth hapjes së librit amzë si mund ta kuptoj se personi nuk është i regjistruar në gjendjen civile, dëshmitarja theksoi se së pari shikohet sistemi elektronik dhe nëse nuk figuron pastaj hulumtohen librat e regjistrimit.
Tutje, seanca vazhdoi me administrimin e provave materiale, lidhur me këtë cështje prokurorja e shtetit Shenaj Berisha, theksoi se qëndron në tëresi pranë propozimeve të bëra në shqyrtim fillestar dhe pjesën e fjalës hyrëse si dhe shtoi se nuk ka propozim për administrimin e provave të reja.
Ndërsa, mbrojtja propozoi dëgjimin e një dëshmitari, propozim i cili u refuzua nga trupi gjykues me arsyetim se nuk është relevantë për procedurën.
Seanca vazhdoi me paraqitjen e mbrojtjes së akuzuarit.
I akuzuari Muhamet Blakqori, në pyetjet e mbrojtëses së tij, lidhur me regjistrimin e dosjes në sistemin elektronik se a e kishte përpiluar dosjen i njejti apo ishte e përpiluar nga kolegët paraprakë, i akuzuari theksoi se vetëm i ishte oftuar kërkesa që të futet në sistem elektronik pra, ishte verifikuar nga kolegët paraprakë.
Kurse, lidhur me cështjen e praktikantëve, i akuzuari shtoi se kishte pasur të angazhuar praktikant në zyrën se ku ka punuar.
Në fund, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Alltën Murseli, konstatoi se seanca e sotme nuk mund të vazhdojë për shkak të përfundimit të orarit të punës dhe se fjala përfundimtare do të paraqitet në seancën e radhes.
Seanca e radhes u caktua te mbahet me date: 30 prill nga ora 13:00.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore, Muhamet Blakqori, akuzohet që në cilësin e personit zyrtar dhe atë zyrtar i gjendjes civile, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke bërë regjistrimin e një personi dhe me veprimet e tij ai ka bërë falsifikim të dokumentit zyrtar.
Pra, sipas Prokurorisë i pandehuri Muhamet Blakqori, akuzohet se ka kryer veprën penale ‘Falsifikim i dokumentit zyrarë’, nga neni 427 i Kodit Penal i Republikës së Kosovës.
Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull konsiderohet i pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se është fajtorë me vendim të formës së prerë.
Monitoruar nga: Arton Hoxha