|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shpallet aktgjykim refuzues në rastin e të akuzuarit për Falsifikim të dokumentit zyrtarë


Sot me datë 02 Maj, në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda, është shpallur aktgjykim refuzues në rastin e të akuzuarit Muhamet Blakqori i cili akuzohej nga Prokuroria për veprën penale ‘Falsifikim i dokumentit zyrtarë’.

Në aktgjykimin e shpallur nga Kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Alltën Murseli, u theksua se kjo vepër penale ka arritur parashkrimin relativ dhe në rrjedhë të kësaj gjykata shpalli aktgjykim refuzues.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore, Muhamet Blakqori, akuzohet që në cilësin e personit zyrtar dhe atë zyrtar i gjendjes civile, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke bërë regjistrimin e një personi dhe me veprimet e tij ai ka bërë Falsifikim të dokumentit zyrtar.

Pra, sipas Prokurorisë i pandehuri Muhamet Blakqori, akuzohet se ka kryer veprën penale ‘Falsifikim i dokumentit zyrarë’, nga neni 427 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull konsiderohet i pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se është fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter