|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shpallet aktgjykim lirues në rastin e të akuzuarve për Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe Ushtrimi i ndikimit


Sot me datë 07.05.2024, në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, është shpallur aktgjykim lirues në rastin Betim Reçica, Leonora Limani, Isa Berisha dhe Mirdit Emini, ish-zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, të akuzuar për veprat penale ‘‘Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’ dhe ‘‘Ushtrimi i ndikimit’

Në aktgjykimin e shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Musa Konxheli, u theksua se nuk është provuar përgjatë shqyrtimit gjyqësor si dhe me elaborimin e të gjitha provave se të akuzuarit janë fajtor andaj, konform nenit 363 par 1 nënparagrafi 1.3 të Kodit të Procedurës Penale, trupi gjykues morri aktgjykim lirues për të pandehurit, për të gjitha pikat e aktakuzës.

Tutje, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Musa Konxheli theksoi, se shpenzimet procedurale bien në barrë të gjykatës, ndërsa pala e pakënaqur me vendimin, ka të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh, në Gjykatën e Apelit përmes, Gjykatës Themelore.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të datës 15 shkurt 2021, i akuzuari Betim Reçica në cilësin e personit zyrtar dhe atë ushtrues detyre i Drejtorit të Prokurimit Publik në Ministrinë e Infrastrukturës në vitin 2017, me qëllim të përfitimit financiar për kompaninë ‘Gjoka Konstraktion’, ushtroi ndikim të drejtëpërdrejtë ndaj anëtarëve të komisionit vlerësues, në tenderin e ndërtimit të autoudhës së Gjilanit, në atë mënyrë që Komisionin Vlerësues e vuri në presion kohor që vlersimin ta kryej në afat 10 ditor dhe pas kësaj kërkoj nga ata që të shpallin fitues të tenderit OE ‘Gjoka Konstraksion edhe pse nuk i përmbushte kriteret e kërkuara.

Me këto veprime i njejti ka kryer vepren penale ‘Ushtrim i ndikimit’ nga neni 431 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Tutje, sipas aktakuzës i akuzuari Reçica në cilësi të personit zyrtar me datë 02.10.2019, ka tejkaluar kompetencat e tij dhe ka nxjerrur vendim për pagesën e zyrtarëve për shërbime kontraktuese, me qëllim që në mënyrë të kundërligjshme të bëhet kompensimi financiar, vendim ky i cili ishte nxjerrur në kundërshtim me rregullat e Qeverisë së Kosovës, me këtë rast i njejti e ka dëmtuar buxhetin e Kosovës në shumë prej 9.049.8 euro.

Me këto veprime i akuauzri ka kryer vepren penale, ‘Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar’, nga neni 414 i KPRK-së.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri Betim Reçica, në cilësin e Sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, kishte nxjerr vendim me qëllim që në menyrë të kundërligjshme të bëhej kompensimi financiar në mënyrë retroaktive duke filluar që nga themelimi i marrëdhënies së punës nga viti 2010 deri në 2019. Me vendime të caktuara u miratua shtesa për paga për kategori të vecanta të profesioneve deficitare, në këtë listë nuk bënte pjesë Ministria e Infrastrukturës dhe Trasnportit, me këtë rast ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën prej 68,500.00 euro.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit Isa Berisha, në cilësin e personit zyrtar dhe atë Kryetar i Komisionit Rivlerësues në Ministrinë e Infrastrukturës, Leonora Limani dhe Mirdit Emini  në cilësin e anëtarëve të këtij komisioni, në procesin e Rivlersimit të ofertave të operatorëve ekonomik, keqpërdorën detyrën zyrtare, në atë mënyrë duke shpallur fitues Operatorët të cilët nuk kishin ofertuar cmim më të ulët dhe që ishte qëllim kryesor të ofertohen, me këto veprime i është shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës, 6,200,313.13 euro.
 
Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale, ‘Keqpërdorim i deryrës apo autoritetit zyrtar’, nga neni 422 i KPRK-së.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter