|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Pranojnë fajësinë 10 nga të akuzuarit në rastin ‘Subvencionet V’

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar gjykimi në rastin e njohur si ‘Subvencionet V’, ndaj të akuzuarve Kujtim Zariqi, Luan Statovci, Sadat Shkodra, Adushe Ukshini, Valon Kurti, Bejtullah Pira, Afërdita Gjokaj, Granit Avdyli, Kastriote Bajrami, Burim Selmani, Valdete Ismaili, Feriz Januzi, Faruk Imeri, Alban Novosella, Avdyl Sejdiu, Avdullah Tërrstena, Blerton Ostergllava dhe Muzafer Maliqi, të cilët akuzohen për korrupsion.

Në fillim të seancës, gjyqtarja e rastit Violeta Namani me pajtimin e palëve e konsideroj të lexuar aktakuzën, ndërsa tutje të akuzuarit u deklaruan rreth fajësisë.

10 nga 18 të akuzuarit pranuan fajësinë, ku 9 prej tyre kanë lidhur dhe marrëveshje për pranim fajësie me prokurorin special Rafet Halimaj. Ndërsa 1 nga ta pranoi fajësinë në seancën e sotme, përkatësisht e akuzuara Adushe Ukshini.

Adushe Ukshini, Valon Kurti, Granit Avdyli, Kastriote Bajrami, Burim Selmani, Faruk Imeri, Avdyl Sejdiu, Avdullah Tërrstena, Blerton Ostergllava dhe Muzafer Maliqi janë të akuzuarit që u  deklaruan fajtor për veprat të cilat akuzohen, si ‘Marrje ryshfeti’ në vazhdimësi dhe bashkëkryerje, ‘Dhënie ryshfeti’, ‘Ushtrim ndikimi’ dhe ‘Mashtrim me Subvencione’.

Ndërsa, Kujtim Zariqi, Luan Statovci, Sadat Shkodra, Bejtullah Pira, Afërdita Gjokaj, Valdete Ismaili, Feriz Januzi dhe Alban Novosella nuk pranuan fajësinë për veprat të cilat akuzohen.

Prokurori special Halimaj deklaroi se sa i përket pranimit të fajësisë për të pandehurit që kanë lidhur marrëveshje për pranimin e fajësisë se marrëveshjet janë përpiluar dhe lidhur në përputhje me dispozitat e KPPRK-së dhe marrëveshjet janë arritur vullnetarisht nga të pandehurit.

Tutje gjykata me aktvendim aprovoi marrëveshjet për pranimin e fajësisë nga të akuzuarit që kanë lidhur marrëveshje, ndërsa poashtu aprovoi pranimin e fajësisë për të akuzuarën Adushe Ukshini.

Me pajtim të palëve procedura për të akuzuarit që pranuan fajësinë u veçua dhe shpallja e aktgjykimit për të njëjtit do të bëhet me datë 13 maj 2024, nga ora 09:00.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të datës 21 mars 2024, të akuzuarit Kujtim Zariqi, Luan Statovci, Sadat Shkodra, Adushe Ukshini, Valon Kurti, Bejtullah Pira, Afërdita Gjokaj, Granit Avdyli, Kastriote Bajrami, Burim Selmani, Valdete Ismaili, Feriz Januzi, Faruk Imeri, Alban Novosella, Avdyl Sejdiu, Avdullah Tërrstena, Blerton Ostergllava dhe Muzafer Maliqi, akuzohen për kryerjen e veprave penale, si ‘Marrje ryshfeti’ në bashkëkryerje dhe vazhdimësi, ‘Ushtrim ndikimi’, ‘Mashtrim me subvencione’, ‘Dhënie ryshfeti’ dhe ‘Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar’.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter